Disa mënyra për të marrë vëmendjen e tij kur ai është me një vajzë tjetër

  • 26 March 2019 - 09:40
Disa mënyra për të marrë vëmendjen e tij kur ai është me një vajzë tjetër

A po shpreson të gjesh mënyra për të pasur vëmendjen e tij kur ai është duke shikuar një vajzë tjetër? Këto ide ju ndihmojnë në këtë drejtim

Shikimi në sy

është një mënyrë që të merresh me djaloshin tuaj pa e thënë asnjë fjalë. Vetëm takoni sytë me sytë tuaj kur ai është duke shikuar një vajzë tjetër. Është e rëndësishme ta kuptoni dallimin midis djaloshit tuaj kur shikon një vajzë dhe ti duke e shikuar në sy.

Pyete nëse pëlqen atë që shikon

Nëse është e qartë se ai po shikon një vajzë tjetër apo shikon diçka, pyete nëse i pëlqen ajo që po shikon. Ta vërejë një vajzë tjetër është njerëzore. Vetëm duhet t’ia shtrosh këtë pyetje. Nëse për asgjë tjetër, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Dy veta e luajnë këtë lojë

Ky nuk është opsioni i parë që do të duhej të zgjidhnit, por është një opsion që mund ta përdorni nëse mendoni se i ndihmon situatës tuaj. Dy veta mund të flirtojnë dhe të shikojnë lojën e njëri tjetrit. Lëre t’ju shikojë derisa ju shikoni një tjetër djalosh. As atij kjo nuk do t’i pëlqejë.

Tërhiqu prej tij

Ja një sekret i vogël për meshkujt, vajza. Përderisa tërhiqeni prej tyre kur ata nuk janë të lumtur, ata e dinë. Ata e ndjejnë këtë. Ju bën më shumë tërheqës kur e dini se nuk do të toleroni sjelljen e keqe të tyre.

Bisedoni

Nganjëherë ndihmon vetëm të merreni me çështjen e tij për t’i shikuar vajzat tjera. Bisedoni në lidhje me këtë. Ndershmëria mundet të jetë më e mira për t’u marrë me situatat si këto. Ia bëj me dije se e vëreni teksa vepron ashtu.

(Kosova Sot)