Studimi e dëshmon: Keni menduar se meshkujt pëlqejnë këto femra, por gaboni rëndë

  • 26 March 2019 - 10:01
Studimi e dëshmon: Keni menduar se meshkujt pëlqejnë këto femra, por gaboni rëndë

Meshkujt nuk bien në mendjemprehtësinë e femrave, janë rezultatet e studimit më të ri nga universiteti në Kanzas. Në fakt, në një seri me eksperimente të vullnetarëve kanë analizuar profilet e të huajve në “FACEBOOK” dhe kanë vlerësuar cilësitë e tyre.

Më pas është organizuar një seri e takimeve ‘në të verbër’ ku partnerët kanë biseduar për rreth dhjetë minuta. Pas kësaj, hulumtuesit kanë analizuar bisedat dhe kanë ardhur në përfundim se kur meshkujt janë munduar ta bëjnë një femër për të qeshur, ajo më shumë ishte e interesuar në stilin romantik.

Por ky rregull nuk kishte bërë punë kur femrat me mendjemprehtësinë e tyre kanë provuar që të futin me qeshë gjininë e fortë. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim, se femrat e lidhin humorin me diçka tjetër, e jo me inteligjencën.

(Kosova Sot)