Si ta tërhiqni partnerin e duhur në dashuri

  • 26 March 2019 - 10:04
Si ta tërhiqni partnerin e duhur në dashuri

Një femër e re e kishte pyetur dr Deepaka Chopra-n si ta tërheq partnerin e duhur në jetën e saj. Në fakt, deri atëherë ka tërhequr meshkujt që nuk ishin emoiconalisht në dispozicion dhe ka kuptuar se kjo nuk ka lidhje me të atin e saj që e kishte braktisur dhe nuk kishte komunikuar me vite.

Ja çfarë i ishte përgjigjur:

"Forma juaj e zgjedhjes së meshkujve është rezultati frikës tuaj nga braktisja. Para se të filloni lidhjen në dashuri, në kokë vizualizoni atë lidhje. Kjo mundet të jetë personi që e njihni apo dikush që ende se keni njohur. Shikojeni atë mashkull në sy dhe në mënyrë mendore i thoni: "Unë e dua veten pikërisht kështu si jam. Unë jam person i hatashëm, jam person i dashur, e dua veten kështu si jam". Kështu do të arrini të tërhiqni partnerin e duhur.

Pyetja

Jam në një lidhje të mrekullueshme tash e gjashtë muaj. E dashura ime është perfekte dhe nuk e ka as edhe një kile tepër. E them këtë, sepse ajo vazhdimisht ankohet se është “e trashë”. Kjo ka filluar të më nervozojë, meqë nuk është e vërtetë dhe nuk di si të reagoj në ato momente. Çka duhet të bëj?

Leonarti

Një gjë të cilën djemtë fare nuk mund ta kuptojnë kur bëhet fjalë për vajzat është pse shumë prej tyre pohojnë se janë të trasha, kur në fakt nuk janë aspak të tilla. Në disa raste, vajzat e tilla me të vërtetë mendojnë se janë me mbipeshë, e herëve të tjera ato deklarojnë një gjë të tillë vetëm që të marrin ndonjë kompliment nga djemtë.

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që të takoni vajza të tilla, të cilat vazhdimisht vënë në pah se kanë probleme me kile të tepërta, megjithëse një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Ato mund të jenë me të vërtetë paksa më të ‘plota’, por ende janë larg asaj që të mund të quhen të trasha. Ka edhe të tilla që janë të dobëta, por kjo nuk i pengon që të ankohen se janë bërë si ‘duq’. Ku qëndron problemi, a e shikojnë ato vetë ndonjëherë në pasqyrë?

Disa vajza pohojnë se janë të trasha për shkak të vetëbesimit të ulët të tyre, për shkak të ndjenjës së pasigurisë. Në TV, në internet, nëpër revista, ato shohin vajza thatanike, manekine nëpër pista të ndryshme të modës dhe ato i marrin si model për t’i imituar. Ato nuk e dinë se manekinet e ndryshme kanë një ushtri të tërë ekspertësh pas vete që i bëjnë të duken bukur. Bile, kur është fjala për fotografitë e revistave të ndryshme, duhet thënë se ato shpesh rregullohen, apo thënë më mirë, korrigjohen me “photoshop”, kështu që vajzat që i shihni aty dallojnë shumë nga vajzat e njëjta në jetën reale. Më pas nuk duhet harruar as rolin e gjeneve. Askush nuk mund të jetë sikur ndokush tjetër, nëse në gjene e ka të ‘shkruar’ ndonjë pamje tjetër. Sido që të jetë, përkundër të gjitha këtyre argumenteve, dëshira për një pamje të tillë mbetet, sikur që mbetet, qoftë edhe në mënyrë jo të vetëdijshme, bindja se pamja ndryshe nga kjo nuk është e bukur. Këtu lind edhe ideja për mbipeshën.

Sikur që e thamë më lart, ndonjëherë dikush pohon se është e trashë, vetëm që t’i bëjë të tjerët që të pohojnë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, për ta siguruar veten se nuk janë të trasha, apo thjesht, për të marrë ndonjë kompliment. Për këtë shkak, nëse edhe e dashura juaj ju pyet se a është e trashë, përkundër faktit se nga helikopteri shihet që nuk është, bëjani qejfin dhe thojani të vërtetën. Bile-bile, mos e prisni që t’ju pyet, bëjini sa më shumë komplimente, meqë kështu ajo do të ndihet mirë në shoqërinë tënde, gjë që edhe juve ju konvenon, apo jo?

(Kosova Sot)