Rrëfimi shokues i 47 vjeçares: Burrit i vijnë mesazhe nga ueb sajtet e seksit, dhe ai...

  • 26 March 2019 - 16:00
Rrëfimi shokues i 47 vjeçares: Burrit i vijnë mesazhe nga ueb sajtet e seksit, dhe ai...

“Burrit tim i vijnë mesazhe nga ueb sajtet e seksit. Nuk mund ta duroj idenë që ai viziton ueb sajte të tilla. Ai i mohon këto akuza, duke thënë se emailat që i vijnë janë spam, por unë nuk i besoj aspak”. Ky është rrëfimi nga një 47 vjeçare, e cila ka treguar historinë e saj për “The Sun”, të cilën ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Unë kam 47, e ai 45 vjet. Ka 23 vjet që jemi martuar. Fëmijët tanë janë rritur dhe janë larguar nga shtëpia. Ai është dashuria e jetës sime, por për shkak të një lëndimi të shpinës, në një aksident trafiku, jeta jonë seksuale është varfëruar dukshëm.

Kam parë se burrit tim i vijnë emaila nga ueb sajtet pornografike, që ofrojnë takime me femra, vetëm për seks. Duket se të gjitha ato femra jetojnë në qytetin tonë. Por, më duket se burri im ende nuk është takuar me to. Kam parë edhe profilin që ai kishte krijuar në këto ueb sajte, por ai vazhdon që t’i mohojë këto akuza, duke thënë se janë të rreme.

Ndonjëherë mendoj ta braktisë burrin, por si t’ia bëj. Meqë jam e lënduar nuk mund të punoj. Si do të mbijetoj? Por, më duhet të bëj diçka, nuk mundem t’i mbylli sytë.

DEIDRE thotë: Fakti që zbulove se burri yt viziton sajte të tilla, duhet të ketë qenë tronditës për ty. Por, mënyra sesi reagoi burri yt, më bën që të mendoj se ai ende më do mua. Ai nuk tentoi ta kthente këtë akuzë në anën tjetër, duke të të fajësuar ty. Në vend të kësaj, ai mohoi, u distancua nga këto sajte dhe u përpoq që të ta bënte me dije se të do ende. A mundesh edhe ti të bësh kompromise?

Sikur që the edhe vet, ai ende nuk ka paguar kënd për të bërë seks, edhe pse, sikur që duket, kjo i ka shkuar ndërmend. Është po ashtu e qartë se atij i mungon seksi me ty dhe, ju duhet ta diskutoni këtë temë.

E di se është vështirë meqë ke dhembje shpine, por përpiqu që ta mbash lidhjen tuaj të dashur dhe të afërt. A mund të provosh pozita të tjera për të bërë seks?

(Kosova Sot)