Rrëfimi për ‘seksin e ndyrë’: I dashuri im është i lodhtë në shtrat, unë kam nevojë për…

  • 26 March 2019 - 18:21
Rrëfimi për ‘seksin e ndyrë’: I dashuri im është i lodhtë në shtrat, unë kam nevojë për…

E dashur Jane: I dashuri im me të cilin jam për katër vjet është personi më i dashur që do ta mund ta takoja. Është zemërgjerë, i kujdesshëm dhe serioz, por në dhomën e gjumit nuk më zgjon epshin. Në fakt, nëse jam e ndershme, në dhomën e gjumit nuk vlen gjë.

Nuk ka imagjinatë dhe është i mërzitshëm në shtrat. Tash po kërkoj të dashur në aplikacionet e takimeve.

Fiksohem me kolegët e vjetër dhe të dashurit përmes rrjeteve shoqërore dhe kaloj mirë. Mikja im ka një kafiteri dhe ka disa dhoma lart. Asaj nuk i intereson se me kë shkoj lart derisa unë nuk tregoj se ajo e ka një të dashur sekret. Shpesh tallemi se jemi të këqija, por shpeshherë ndihem me faj për njeriun që më dashuron.

I dashuri im nuk di gjë për jetën time sekrete. Ai mendon se më duhet të udhëtoj për punë. Ai do të shkatërrohej nëse do ta kuptonte se kam nevojë për seks të ndyrë për t’u ndjerë normale. Me kalimin e viteve kam tentuar ta edukoj karshi nevojave të mija seksuale, por ai nuk është nxënës i mirë.

Atij nuk i pëlqen të flasë për seksin dhe duket se nuk më kupton kur i them se kam nevojë për eksitim. Në përgjithësi, nuk dua të ndahem nga ai sepse kemi një jetë të mirë bashkë. Por si t’ia them dhe t’ia bëj të qartë se kjo nuk mjafton?

Jane thotë: Asgjë nuk të jep të drejtë t’ia dridhni pas shpinës së të dashurit. Ndoshta ai nuk është aq aventurier në shtrat, por ai nuk e meriton këtë lloj tradhtie. A mendon se të bësh seks me të huajt në një dhomë gjumi të një kafiterie është ide e mirë? Kush e di se çfarë lloj dështaku qarkullon nëpër internet?

Çfarë nëse do të infektohesh me ndonjë sëmundje? Çfarë nëse të dhunojnë apo të rrahin? Unë e pranoj se të pakët ajanë lidhjet e përsosura. Duhet pasur kompromis për të arritur ekuilibër në jetë. Por ndoshta duhet ta pranosh se ai nuk është pakoja për ty. Por, nëse tenton t’ia shpjegosh, përshkruaja dhe demonstroja se çfarë dëshiron në shtrat dhe nëse nuk të dëgjon, duhet ta gjesh dikë tjetër.

A duhet të ndaloni gjithçka dhe të mendoni nga fillimi? Të ndahesh nga ai nuk është e lehtë, por nuk mundesh të vazhdosh të jetosh me gënjeshtra.

(Kosova Sot)