Shenjat që tregojnë se e dashura juaj është shpirti binjak

  • 27 March 2019 - 12:21
Shenjat që tregojnë se e dashura juaj është shpirti binjak

Ne jetojmë në një botë të mbushur me stereotipe për çdo gjë, duke filluar nga lidhjet e deri te shkurorëzimet.

P.sh. meshkujt konsiderohen si “lojtarë” pa ndjenja të cilët kërkojnë vetëm seks nga një lidhje.

Në anën tjetër, femrat konsiderohen të jenë shumë të përkushtuara emocionalisht. Megjithatë, që të dy stereotipet janë të gabuara.

Jo çdo gjë është vetëm e bardhë dhe e zezë. Disa njerëz posedojnë një natyrë të pastër të rrallë, ndërkaq kur e takoni dikë të tillë, ju e kuptoni se e keni gjetur atë me të cilin/cilën dëshironi të qëndroni përgjithmonë bashkë.

E njëjta gjë vlen për të gjithë djemtë. Çdo person është i ndryshëm, por, nëse jeni mashkull dhe e keni gjetur një vajzë e cila i ka karakteristikat e mëposhtme, atëherë keni gjetur shpirtin binjak.

Jua respekton privatësinë

Çdo person e ka jetën dhe kohën e vet, të cilën e shpenzojnë duke bërë gjëra që u sjellin lumturi. Qoftë nëse është hobi i preferuar apo pëlqeni të shpenzoni kohë me miqtë, është zgjedhja juaj.

Nëse e dashura juaj i kupton këto gjëra kritike dhe ju inkurajon të shpenzoni më shumë kohë duke i bërë gjërat që ju pëlqejnë, atëherë ju e keni gjetur shpirtin binjak.

Ju beson

Është vështirë ta gjeni dikë të cilës i besoni dhe e cila ju beson. Sidoqoftë, posa ta gjeni një person të tillë, ju nevojitet vetëm një sekondë për ta thyer atë besim.

Pasja e një lidhje të besueshme është diçka magjike. Është shumë e rrallë ta gjeni një person me të cilën ndiheni komod sepse i besoni.

Prandaj, nëse keni gjetur një vajzë e cila ju beson 100%, atëherë jeni një djalë shumë me fat. Dashurojeni dhe trajtojeni mirë dhe mos harroni t’i besoni edhe ju asaj.

Ju ndihmon të bëheni më të fortë

Nëse jeni të bekuar ta keni një të dashur e cila vazhdimisht ju fuqizon dhe ju ndihmon ta merrni guximin kur frikësoheni të bëni një hap para, atëherë ju e keni gjetur shpirtin binjak.

Është e lidhur me personat tuaj të afërm

Merreni të dashurën në një darkë familjare. Prezantojeni me vëllezërit, motrat e prindërit. Nëse në fund të mbrëmjes ajo ka kaluar mirë dhe është përshtatur mirë, atëherë kijeni parasysh se ajo vajzë është shumë e çmueshme.

E keni të njëjtin sens të humorit

Nëse e dashura juaj vazhdimisht bezdiset nga shakatë që i bëni, atëherë lidhja juaj do të dështojë. Sensi i ngjashëm i humorit është esencial për t’u lidhur fuqishëm me dikë.

Ju komunikoni

Komunikimi është gjëja më e rëndësishme në lidhje. Nëse e keni gjetur një të dashur me të cilën keni lidhje të tillë, e cila ju kupton lehtë, atëherë e keni arritur gjënë më të mirë të mundshme.

(Kosova Sot)