Ngjarje e vërtetë: Unë ia dhashë xhaketën, e ajo ma dha të dashurin (6)

  • 27 March 2019 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Unë ia dhashë xhaketën, e ajo ma dha të dashurin (6)

Nga situata aspak e këndshme më shpëtoi zëri i telefonit mobil. Ishte kjo Hana. - Tung cimere, të kam thirr sepse kam nevojë për ndihmën tënde, por se tash çështja u zgjidh. A je në shtëpi? Shkëlqyeshëm, përgatit në shpejtësi gjithë rrëmujën dhe unë po vij me një mysafir. Kush është? Jo, ki durim, do ta shikosh. E kam njohur në xhaketën që ma kishte dhuruar. Si cilën? Po atë të verdhën që ma ke dhuruar së bashku me shallin. E mos pyet tepër, gjithçka do të bëhet e qartë kur ta shikosh mysafirin. Do të vijmë për disa minuta. Befasia e Hanës me të vërtetë ishte e madhe. Vetëm po i hapte sytë dhe po i sillej nëpër kokë, që te ajo ishte gjithmonë shenjë e hutisë. Madje edhe kafenë e kishte zier dy herë. Njërën në fakt e kishte derdhë derisa e kishte sjellë në tavolinë. Dini, për dallim prej saj, ishte shumë i qetë dhe esëll. Kishte folur paksa me neve dhe na ishte ofruar që të na ndihmonte rreth përgatitjes për të shtunën, mbrëmjen shoqërore.

Mbi gjithçka, ishte pikërisht ashtu siç e kishte përshkruar Hana. Kur kishte shkuar, Hana e kishte përcjellë. Kur kishte mbyllur dyert, dhe kishte marrë frymë thellë: Huuu, kjo nuk ishte aspak e zakontë. E ti, çfarë thua në gjithë këtë? Nuk kisha çfarë t'i them, pos që edhe njëherë ta falënderoj për dhuratën. - Xhaketa me të vërtetë ishte e bukur. E kam ditur se je zemërgjerë, por se kaq shumë, nuk e kam ditur - që të dyja ia plasëm gazit. Dini thirri edhe të premten, na pyeti nëse kemi nevojë për diçka, çfarë ai mundet të ndihmojë, nëse duhet të sjellë diçka. Nuk kishte nevojë, por nuk e lëshova rastin që ta shoh edhe para të shtunës. I thashë se kishim nevojë për ndihmë. Derisa Hana merrej me përgatitjen e banesës, ne të dy kemi rregulluar sallatat, sandviçët. Gjithçka ishte kaq e thjeshtë dhe normale, thuajse përgjithmonë kishim punuar së bashku. Aq shumë ishim çift sa që ndihesha jo rehatshëm shkaku i Hanës, por se ajo mi hiqte ato ndjenja. - Ana, nuk e ke idenë sa e lumtur jam për ty. Ky është gishti i ardhmërisë. - Për mua, për çfarë e ke fjalën?!

- O të lutem, mos u bëj budallaqe, e kam të qartë si loti se Dini këto nuk i bën për mua. Kimia midis jush ndihet me kilometra larg. Mos u brengos, dhe mos u ndje keq. Edhe vetë e di se midis nesh nuk kishte gjë. Ky është i pari që më ka pushtuar me komplimente të thata. Thënë rrugës, mua Kola gjithnjë e më shumë po më pëlqen, Dini është tepër serioz për mua, ai është njeriu i duhur për ty. Pra, të është shpaguar huazimi i xhaketës. Ja si ishte. Argëtimi i së shtunës kishte kaluar si më së miri. Dini dhe unë erdhëm në përfundim se kishim përgatitur mjaftueshëm ushqim dhe pije, e me pastrimin e enëve më vonë le të përballen Hana dhe Kola, ne nuk do ta kalojmë fundjavën me to. Po shkojmë në piknik, e ata le të gjinden si më së miri. Të gjithë jemi argëtuar kaq shumë dhe së paku njëherë në muaj jemi takuar të gjithë së bashku, ne të katër. Ishte kjo para rreth një vitit, e shumë shpejtë edhe e kemi festuar përvjetorin tonë. Që të katër ne, me plot miq të dashur, natyrisht. FUND

(Kosova Sot)