Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (64)

  • 28 March 2019 - 15:39
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (64)

KAPITULLI16

Nëse ikim sot, Do të shkojmë kah perëndimi i diellit. ~ Romeo's Quest I shikuam së bashku gjërat që ishin në listë. Kurrë nuk kishim biseduar rreth të së kaluarës së tij, por mësova shumë rreth pranisë së tij. Po ashtu, u puthëm shumë, meqë na pëlqejnë puthjet.

KAPITULLI 17

Nëse ikim tepër vonë, Atëherë do të na ikë perëndimi i diellit. ~ Romeo's Quest #23. Puthe një të huaj #16. Shko në një ndejë në shtëpi #14. Bëj një mik të ri #21. Mëso të bëhesh zhongler. #15. Vrapo pesë km. #6. Përpiqu t'i biesh kitarës. #1. Bir në dashuri

KAPITULLI 18

Kam menduar rreth diçkaje që duhet bërë, Duhet të biem në dashuri rreth orës dy. E, më pas, kur të bëhet katër Do të filloj të të dua më me hatër. ~ Romeo's Quest Vizitat tona u bënë më të shpeshta. Lidhja jonë u bë më e fortë, meqë kjo ishte alternativa e vetme që ia lamë asaj. Çdo ditë pas mësimit, e prisja prapa bibliotekës me një libër të ri, të cilin doja ta ndaja me të. Ai do të ma lexonte librin, derisa bënim makarona. Unë i lexoja atij derisa vendoste letra të ngjyrosura rreth shtëpie, duke u përpjekur që të vendoste se me cilën ngjyrë ta ngjyroste shtëpinë e prindërve të tij. Ai ulej mbrapshtë në karrige dhe më lexonte mua, derisa unë isha duke i bërë detyrat e shtëpisë. Unë i lexoja atij romane, derisa ai notonte hartimet. Bota dukej shumë më e ëmbël, kishte më shumë thellësi kur fjalët udhëtonin nga buzët e tij deri te veshët e mi. Zëri i tij ngrihej kur personazhet ishin të zemëruara, kurse dobësohej kur ata kishin frikë. Sot ai u ul me shpinë kah aparati i kafes, derisa më lexonte dhe unë ia ngula sytë sikur kurrë më parë. I shikoja qerpikët e tij duke rrahur dhe buzët duke lëvizur. Studioja gishtat e tij duke ndërruar faqet e librit dhe këmbën e tij duke rrahur dyshemenë. Dhe, fillova të qaj. Nuk qaja për shkak të fjalëve të librit, por qaja nga gëzimi, nga shpresa që kisha për të qenë e lumtur. "Daniel", pëshpërita duke iu afruar më shumë. E vura dorën mbi libër, duke e penguar atë që të lexonte. Ai më shikoi me një ngrohtësi në fytyrë. Ia mora dorën e tij në dorën time dhe e vura atë afër zemrës time. "Ti je duke e bërë atë". "Çka jam duke bërë?"

"Je duke më kthyer në jetë". Kishte ditë kur nuk isha aq e fuqishme sikur që isha atë ditë. Ndonjëherë më kaplonin kujtimet rreth Gabby-t, kështu që Daniel pushonte së lexuari. E vendoste ndonjërën nga CD-të e tij dhe fillonte të dëgjonte muzikë. { "Të vallëzojmë", më thoshte shpesh ai, për të ma hequr mërzinë. "Daniel", i thosha me qesëndi, por kurrë nuk e refuzoja kërkesën për vallëzim. Vetëm disa javë më parë i kisha thënë sa e doja vallëzimin. "Hajde, lëviz", tha ai, duke lëvizur ijët. Dukej sikur kloun, por edhe si i tillë më pëlqente pa masë. Edhe unë i ngrita duart lart dhe fillova të vallëzoja. Ai ma kapi njërën dorë dhe filloi të më sillte ngadalë. Ai filloi që të më pyeste rreth Gabby-t derisa vallëzonim. "Ma trego ndonjë fakt të çuditshëm rreth saj", më tha ai. Kafshova buzën. "I pëlqente gjalpi i kikirikëve dhe hante sandviçë me turshi. Kur ishim të vogla, ajo kishte nxjerrë një tavolinë jashtë shtëpisë dhe kishte filluar që të shiste limonada dhe sandviçë. Është e tepërt të thuhet se nuk u pasurua nga ai biznes". Ai e tkurri hundën. "A e ke provuar ti ndonjë sandviç të tillë?" "Jo, more. Gabby ishte e çuditshmja në familje, e jo unë". (vijon)

(Kosova Sot)