Rrëfehet 22 vjeçari: Kisha seks të hatashëm me kolegen, por u trondita kur...

  • 29 March 2019 - 14:08
Rrëfehet 22 vjeçari: Kisha seks të hatashëm me kolegen, por u trondita kur...

“Kam përjetuar seks të hatashëm me një kolegen time por tani më duket se është ftohur”, kështu e nis rrëfimin e tij një 22 vjeçar për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Kam përjetuar seks të hatashëm me një kolegen time por tani më duket se është ftohur. Unë jam 22 vjeç, ajo është 20. Kemi qenë kolegë për pothuajse një vit por vërtetë kemi flirtuar me njëri-tjetrin në një ndejë. Disi përfunduam bashkë në banesën e saj dhe kemi bërë seks.

Që atëherë kemi fjetur bashkë disa herë. Vërtetë më pëlqen ajo, por më duket se disi është ftohur nga unë. Jam gjithnjë unë i pari që i shkruaj. Kam biseduar për këtë temë dhe më ka thënë se ende nuk e sigurt se çfarë dëshiron. Jam dashuruar në të, kështu që a duhet të vazhdoj t’i shkruaj?

DEIDRE thotë: Ky ndryshim i zemrës së asaj vajzës më shumë duket të ketë ndryshuar si pasojë e punëve të saj, e jo se të refuzon. Më mirë mos t’i shkruash tepër shpesh mund të mërzitet.

Ji miqësor me të kur takoheni në vendin e punës dhe jepi hapësirë për të menduar. Me gjasë do të bëjë një hap përpara.