Historia erotike e 31 vjeçarit: Shoqja e gruas dëshiron seks me mua, mi tregoi gjinjtë dhe...

  • 29 March 2019 - 16:41
Historia erotike e 31 vjeçarit: Shoqja e gruas dëshiron seks me mua, mi tregoi gjinjtë dhe...

“Është e qartë se shoqja e gruas sime dëshiron të bëjë seks me mua, por unë nuk di çka të bëj”, kështu thotë një 31 vjeçar i cili ka rrëfyer historinë e tij për “The Sun”, të cilën ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura Deidre: Kemi më shumë se gjashtë vjet që jemi miq me shoqen e gruas dhe me burrin e saj. Bile, shoqja e gruas ishte shoqëruese e nuses në dasmën tonë. Prandaj, jemi disi si familje. Unë kam 31 vjet, gruaja ime dhe shoqja e saj nga 29 dhe burri i saj ka 35 vjet.

Me shoqen e gruas kemi biseduar pa teklif për shumë gjëra, bile edhe për seks. Por, deri më tani, çdo gjë ka qenë në mënyrë shoqërore. Ditë më parë, shoqja e gruas erdhi që të qëndronte te ne disa ditë, meqë burri i saj kishte shkuar për të punuar diku larg. Gruaja ime është shumë e lodhur duke u përkujdesur për djalin tonë, kështu që, një natë, ajo shkoi për të fjetur më herët, derisa unë dhe shoqja e saj mbetëm vetëm. Pimë më shumë sesa rëndom. Asaj sikur iu morën mendtë, por në fakt mi tregoi gjinjtë e saj.

Më tha se gjithmonë më kishte konsideruar të bukur. Biseda shumë shpejt u nxeh. Kërkoi që të ulesha më afër saj në kauç. E dija se që të dy donim të ndodhte diçka midis nesh. Tentova ta ndërroja temën, kështu që u çova dhe bëra dy kafe për ne. Më pas ramë dhe fjetëm, por u zgjova tepër herët dhe nuk mund të qetësohem meqë shoh se ku dëshiron të shkojmë shoqja e gruas sime. Por edhe mua do të më pëlqente ta provoja njëherë me të.

DEIDRE thotë: Molla e ndaluar është gjithnjë më e ëmbël. Kujdes nga lojërat e tilla, meqë ato mund të bëhen tepër serioze dhe me pasoja. Ruaju edhe nga alkooli në situata të tilla, meqë arsyetimi se keni qenë të dehur dhe keni bërë çka keni bërë, nuk do të pranohet nga askush.

Duhet të jesh i lumtur që nuk ndodhi asgjë midis jush atë natë. Në të ardhmen evito që të qëndrosh i vetëm me shoqen e gruas. Nuk ia vlen ta rrezikosh familjen për pak çaste të epshit shtazarak. Ti thua që gruaja jote lodhet duke u përkujdesur për djalin tuaj.

“Djalin tuaj”, dmth edhe ti duhet të ndihmosh në këtë drejtim. Apo, të kërkoni nga shoqja e gruas që t’ua ruajë djalin, derisa ju dy dilni diku vetëm, ti dhe gruaja.

Ky do të ishte mesazh i qartë edhe për shoqen e gruas tënde.

(Kosova Sot)