Rrëfehet gruaja e martuar: Bëra seks treshe me menaxherin tim, por kur burri...

  • 31 March 2019 - 16:03
Rrëfehet gruaja e martuar: Bëra seks treshe me menaxherin tim, por kur burri...

“I dashuri im preferon seks aventurier, kështu që preferon treshet dhe seksin me partnerë të ndryshëm”, kështu nis rrëfimi i 29 vjeçares për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Kam 29 vjeç dhe kam tri vjet që jam e martuar. Nuk kemi fëmijë, kryesisht për shkak se burri im punon tepër dhe unë nuk dua që t’i rris e vetme fëmijët. Unë punoj në një kompani të madhe paketimi, kështu që nuk kemi kohë që të kalojmë së bashku. Jeta jonë seksuale thuajse është shuar në tërësi.

Në fillim të vitit të kaluar ma ndërruan menaxherin në punë. Ai ka 46 vjeç, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Që në fillim ne të dy ndjemë njëfarë atraksioni midis nesh. Pasi që dolëm 2-3 herë për të pirë bashkë, herën e katërt përfunduam në një dhomë hoteli. Pasioni ishte ‘elektrik’. Ai më tha se i preferonte treshet në shtrat, derisa unë isha e gatshme që të eksperimentoja.

Filluam që të përfshinim kolegë të tjerë në shtratin tonë, respektivisht të dhomave të hotelit. Qisnim short se kush me kë do të bënte seks. Në fillim çdo gjë ishte fantazi, por më pas një vajzë se ç’u zemërua dhe e bëri publike këtë sekret.

Gruaja e dashnorit tim u çmend fare. E nxori atë nga shtëpia dhe e kërcënon me shkurorëzim. Ai rrezikon që të humbë çdo gjë. Thotë se ende më do, por për momentin nuk mund të ma shohë surratin, meqë ia kujtoj të gjitha gjërat që i ka humbur. Unë ndihem e lënduar dhe e frikësuar.

Me të dashurin dikur planifikonim të ndaheshim nga partnerët tanë martesorë dhe ta ndërtonim një të ardhme të re, por duket se tani nuk ka gjasa për një gjë të tillë.

DEIDRE thotë: Instinkti ma thotë se ti gjithmonë do t’ia kujtosh të dashurit tënd kohët e këqija. Duke pasur parasysh sa i zemëruar është ai tani, zor se ka pasur ndonjë plan ndonjëherë që ta linte gruan, e të martohej me ty.

Ti tani duhet të përqendrohesh te martesa jote. Nëse assesi nuk je e interesuar për martesën tënde, atëherë ndaju, edhe ashtu nuk keni fëmijë. Por, nëse ende ka dashuri midis jush, atëherë rregulloni gjërat dhe gjeni kohë për seks. Së pari duhet të uleni dhe të bisedoni, sepse sa herë që bisedohet, gjendet një zgjidhje. Ndoshta ai mund të punojë diçka tjetër, ndoshta ju mundeni ta bëni këtë?

Mundeni edhe të kërkoni ndihmë te këshilltarët e martesave.

(Kosova Sot)