Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (69)

  • 02 April 2019 - 15:17
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (69)

Ta hajë dreqi", Randy psherëtiu, shuplaka e dorës së tij p pushonte në qafën e tij. "Çfarë"? "Ti e dashuron atë". "Çfarë"?! Unë po qeshja me nervozizëm, duke fërkuar duart me njëra tjetrën. "Kjo është qesharake. Unë mezi e njoh atë dhe -". "Njeri, mos ma shit këtë. Unë jam burrë dhe nuk mund të shpreh ndjenjat, ta hajë dreqi. Ti e dashuron atë. Nuk të kam parë të qeshësh kaq shumë rreth një vajzës që prej motrës sime". "Unë…" E dija se kishte të drejtë. Por se kjo më frikësonte. Si mund ta dashuroj Ashlyn-in dhe të mos jam në gjendje t'ia tregoj botës se e dashuroja? Ne madje nuk mund të shkojmë së bashku sonte ta shikojmë shfaqjen time dhe kisha ndjenjën se gjërat nuk po lehtësohen. "Confucius-i ka thënë, 'Kudo që të shkosh, shko me zemrën plot' Danny". Randy ka vendosur dorën e tij në krahun tim. "A e citove tani Confucius-in"? "Po, e citova. Dhe ishte i mahnitshëm."Ai buzëqeshi dhe ma tregoi rrugën.

"Eja. Të rehatohemi". Kur arritëm në shtëpi, u rehatova në shtrat, pasi që isha lodhur nga shfaqja. Randy disi ia kishte dalë që të sillte dy vajza me vete në shtëpi dhe mund të them se kishin shumë kënaqësi në dhomën e ndejës. Ai dinte të bënte ndeja lakuriqe këtyre ditëve. E kam marrë telefonin dhe i kam shkruar Ashlyn-it. Me siguri ajo po flinte, por në rast se ishte zgjuar, nuk dëshiroja ta lija mundësinë që të flas pak me të. Unë: Gjithçka në rregull. Henry nuk e kishte idenë. Ashlyn: Ai kishte ngecur në shtëpi disa minuta më parë. Si ishte shfaqja? Unë: Mirë. Më ke munguar shumë. Ashlyn: Uau, me të vërtetë ke krijuar varësi ndaj meje. Mos shtrëngo jastëkun. Qesha me zë për komentin e saj, duke dëshiruar që ajo të kishte qenë shtrirë pranë meje, në shtratin tim. Nuk do të bëja gjë tjetër me trupin e saj lakuriq, pos ta mbaja. Më pëlqente si mbështetej për mua. Unë: Do të ndaloj njëherë kur të luash me pandat foshnja. Ashlyn: Kam menduar se të pëlqeu panda foshnjë. U struka. Unë: Nuk ka asgjë të vogël për pandat. Ashlyn: Je kaq e mirë. Unë: Më shkruaj diçka që ke shkruar mbrëmë. Diçka nga libri yt? Kishte një pauzë të gjatë.

Ose po më shkruante ose e kishte zënë gjumi. Ashlyn: Ai kurrë nuk ishte futur në betejë. Ajo pëlqente mënyrën në të cilën ai kishte lejuar që të janë të fortë për të. Ajo pëlqente mënyrës se si besonte se kishte forcën për kombinimin e Perëndeshës. I kam lexuar fjalët e saj, përsëri dhe përsëri. Unë: I ati im nuk do të kishte të drejtë. Unë nuk jam mjaft i mirë për ty. Ashlyn: Unë mendoj se je i duhuri për mua. Unë: A është ky libri që Gabby dhe ti po punonit në të? Ashlyn: jo. Unë kam filluar diçka të re. Po e gjente veten gjithashtu. Ishte gjëja më e mirë ta shikoja derisa ndodhte-Ashlyn-in duke e parë teksa gjente veten përsëri. Ndihesha i privilegjuar që isha dëshmitar i rritjes së saj. Ashlyn: Henry erdhi në dhomën time dhe m'i nguli sytë… çfarë i ke thënë atij? Qesha me porosinë dhe fërkova gishtërinjtë e mi për mjekër. Unë: E pyeta se si ishte. Ndoshta edhe ti duhet ta pyesësh. Natën e mirë sheqerkë. Ashlyn: Natën e mirë: U rrotullova dhe përsëri fillova ta lexoja letrën që e kam pranuar sonte nga Gabby. E dija se letra duhej të më sillte rehati, për një arsye, më solli vetëm dyshime. (vijon)

(Kosova Sot)