Fotografia e parë që dalloni këtu, zbulon fuqinë e mendjes që posedoni

  • 02 April 2019 - 15:55
Fotografia e parë që dalloni këtu, zbulon fuqinë e mendjes që posedoni

Psiko-biologu dhe fituesi i çmimit, Nobel Roger W. Sperry, ka vërtetuar se dy hemisfera të trurit - e majta dhe e djathta - funksionojnë ndryshe, e mënyra në cilën mendoni varet se cila anë është më dominuese. Në bazë të hulumtimeve të tyre ekzistojnë teste të shumta që mund ta përcaktojnë procesin e mendimit dhe tiparet e karakterit. Kaloni këtë test dhe kuptoni diçka më shumë për veten tuaj. Shikoni shpejt fotografinë. Cilën kafshë e shihni? Tash lexoni tutje për të kuptuar më shumë rreth asaj si ju punon mendja.

Image

KOKA E TIGRIT

 Hemisfera e majtë e trurit tuaj është më aktive se ajo e djathta. Jeni person analizues, të përqendruar në qëllim dhe të organizuar. Kur ballafaqoheni me problemin, zakonisht jeni logjik, kalkulues dhe objektiv. Mirëpo, nganjëherë nuk lëshoni pe, pasi që dini se vendimin e keni marrë pasi keni menduar shumë. Kërkoni edhe mendimet e të tjerëve dhe merrni parasysh. 

Image

TIPARET E KARAKTERIT TUAJ: 

Të organizuar: Bëni gjërat në mënyrën e planifikuar si duhet, si nga lista e obligimeve. Preciz: Keni qëllime të qarta dhe e keni të qartë se në cilën rrugë duhet të shkoni për t'i realizuar. Racional: Emocionet dhe ndjenjat nuk ju dalin në rrugë për t'i arritur qëllimet tuaja. Logjik: Jeni të prirë për matematikë, dije. Real: Bota juaj është shumë reale. Në të ka vend për përralla dhe fiksime. Ngjashëm me këtë, pa marrë parasysh se si të tjerëve mund t'ju duket qëllimet tuaja, e dini se ata janë real dhe të arritshëm.

Image

MAJMUNI QË RRI VARUR

Hemisfera e djathtë e trurit tuaj është më aktive. Ju jeni person shumë kreativ që është përplot me ide të reja. Kur ballafaqoheni me problemin, më shumë mbështeteni në intuitën tuaj se sa në mendimin kritik. Ju fare mirë e dini se secilin hap që ndërmerrni në jetën tuaj është leksion për ju dhe madje është edhe humbje e hapit drejt arritjes së qëllimeve. Për juve mënyra është më e rëndësishme se qëllimi. Marrë parasysh se jeni ëndërrimtar, shpeshherë humbni në tokën tuaj të ëndrrave. Është e domosdoshme që gjithmonë kohë pas kohe ta kontrolloni realitetin dhe me kohë t'i kushtoni më shumë vëmendje botës përreth juve. 

Image

TIPARET E KARAKTERIT TUAJ: 

Impulsiv: gjërat i bëni në mënyrë spontane. Emocional: Brengoseni për shumë gjëra. Kaloni kohën duke menduar dhe duke vepruar në bazë të emocioneve. Kreativ: Jeni të shkathtë në muzikë, art dhe disiplinat tjera kreative. Intuita: Nuk bëni listën e obligimeve dhe nuk u përmbaheni rregullave. Problemet i zgjidhni në mënyrë intuitave. Keni ëndrra për jetë, e jo qëllime. Mundoheni t'i realizoni ato ëndrra dhe shpesh ia dilni në këtë drejtim. Kujtoni se dy hemisferat e trurit nuk punojnë të izoluara, por punojnë bashkë dhe plotësohen. Pra, derisa ju duket se posedoni më shumë tipare që mund të identifikohen nga njëra prej hemisferave, me siguri se po ashtu keni tipare edhe për hemisferën tjetër.

(Kosova Sot)