Trondit 34 vjeçari: Kështu bëra seks me vjehrrën time, por ajo që ndodhi më pas...

  • 02 April 2019 - 18:01
Trondit 34 vjeçari: Kështu bëra seks me vjehrrën time, por ajo që ndodhi më pas...

“Vjehrra ime vazhdimisht gjen arsyetime që të qëndrojë te ne, por ajo që i intereson në të vërtetë asaj, jam unë. Kemi bërë seks disa herë”, kështu e nis rrëfimin e tij një34 vjecar për “The Sun”, përcjellë “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Si unë, po ashtu edhe gruaja ime, që të dy punojmë shumë dhe kemi një standard të mirë të jetesës. Unë kam 34 e ajo 33 vjet. Kur kishim filluar lidhjen, rreth shtatë vjet më parë, për pak muaj kishim qëndruar te nëna e saj.

Ajo vazhdimisht më dilte përpara e veshur hollë, me rroba të tejdukshme. Ajo ka 49 vjeç dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë lidhje të qëndrueshme.

Një rast, derisa gruaja ime ishte në punë, e në shtëpi kishim mbetur vetëm vjehrra dhe unë, ajo filloi të më puthte në faqe. Unë ia ktheva dhe më pas u puthëm në gojë, por duke parë se çka ishte duke ndodhur, gjeta forcën dhe e shtyva nga vetja, duke i thënë që kurrë më të mos i shkonte mendja ta bënte një gjë të tillë.

Por edhe pse kishin kaluar vite të tëra, sa herë që takoheshim, e ndjenim atë tensionin midis nesh. Gruaja më thotë se nëna e saj gjithmonë kishte qenë tepër e dhënë pas meshkujve.

Një ditë, derisa gruaja ishte në punë, më telefonoi vjehrra, duke më than se i kishte shpërthyer një gyp në kuzhinë dhe se nuk dinte çka të bënte, duke mu lutur që të shkoja unë, për ta shikuar dëmin.

Kur shkova, pash se gypi në fjalë thjesht, rridhte shumë pak, e gjendja nuk ishte aq tragjike, sikur që ajo e paraqiste. Ajo më ofroi më pas kafe, duke u sjellë ndaj meje me flirt. Para se ta merrja vesh se çka ishte duke ndodhur, pash se ishim duke u puthur me pasion.

Ajo e hoqi bluzën dhe përfunduam në shtratin e saj, duke bërë seks. Ishte ndjenjë e mrekullueshme, por më pas më kaploi ndjenja e fajësisë. I thash se kjo nuk do të përsëritej kurrë më, e ajo duke qeshur, mu përgjigj: “Këtë do ta shohim”. Kishte të drejtë, meqë bëmë seks edhe disa herë tjera. Dë duket sikur tani ajo më ka në dorë.

Sikur të mund ta ktheja kohën prapa, kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Edhe gruaja më duket se ka filluar që të ketë dyshime.

DEIDRE thotë: Ndale këtë sjellje të çmendur para se të bëhet tepër vonë. Gruan tënde janë duke e mashtruar dy nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj. Po ta marri vesh, do të tronditet pa masë. Çka po ndodhë me ty? Mos po ta ushqen vjehrra egon, apo mos është shija e lidhjes së ndaluar?

Sido që të jetë, përkujdesu që të mos mbeteni vetëm ju të dy. Nëse ajo të kërcënon se, po mos fjete me të, do t’ia tregojë të gjitha vajzës së saj, pra gruas tënde, atëherë kjo është një dëshmi se ajo e do më së shumti veten e saj. Po i tregoi vjehrra gruas tënde, atëherë më mirë është sikur ju t’i kishit treguar i pari.

Tani e tutje përqendrohu që tërë energjinë ta investosh në martesën tënde.

(Kosova Sot)