Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (71)

  • 04 April 2019 - 15:46
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (71)

"Ai moment i vështirë kur takon njerëzit duke qarë në varrin e prindërve të tyre". Zemra ime po kërcente jashtë lëkurës sime, derisa po dëgjoja një zë tjetër, derisa po rrinte në pritje pranë nesh. Isha e shpejtë të bëja një hap prapa drejt Daniel-it, e frikësuar. Sytë e tij shikuan njeriun që po qëndronte pranë nesh dhe unë u tremba. Më dukej se po e shikoja Daniel-in, sikur të mos e kisha njohur më mirë. I vetmi dallim ishte se ai kishte flokë më ndryshe, ndërsa që sytë e tij të kaltër ishin shumë më të fortë. Dukej shumë më i humbur. "Çfarë je duke bërë këtu"? pyeti Daniel-i. Sytë e tij ishin të mbushur me një shikim të cilin shikimi nuk e kisha parë ndonjëherë. Urrejtje? Dashuri? A mundet dikush të urrejë dhe dashurojë në të njëjtën kohë? "Epo, jam këtu në qytet dhe mendova të vij dhe t'i përshëndes babin dhe nënën.

Do të pyetja se çfarë je duke bërë këtu por…" Ai m'i kishte ngulur sytë me një buzëqeshje në vete po më shikonte, ndërsa që unë kryqëzova duart përreth belit. "Mendoj se është e qartë". Sytë e Daniel-it më shikuan mua e më pas kthyen tek ai…vëllai i tij? Po ndieja se si po më skuqej fytyra. Për sa kohë ke qëndruar këtu? "Jam i lumtur që ia paske gjetur vetes një vajzë.

Ajo qenka e lezetshme", tha i huaji. "Me siguri se e ke më të lehtë të flesh natën, eh"? "Shko në shtëpi Ashlyn", më tha Daniel-i. E shikova atë e hutuar. Pse po më largonin nga aty? "Pse, çfarë? Prit-" "Tani". Kjo fjalë ishte e egër dhe më dhëmbi. Isha e brengosur me mënyrën se si fliste me mua. Ai kurrë nuk ishte kaq i ashpër, kaq i largët-edhe kur e dinte se isha studentja e tij. Po e ndieja zemrën teksa po më kërcente dhe sytë e Daniel-it u zbutën, kur shikuan sytë e mi të gjelbër. Unë u nisa që të shkoj drejt tij, që ta zbus, por ai vetëm bëri një hap larg meje. Kjo më shkaktoi dhimbje. Iu ktheva njeriut që ma dha një të buzëqeshur. Gabby po qëndronte prapa dy djemve, duke luajtur në kitarën e saj, duke kënduar "Beatles - Let It Be". Iu luta asaj, në qetësi, që të më ndihmonte ta kuptoja atë se çfarë po ndodhte. Më pas u zhduk. Sepse në fakt kurrë nuk kishte qenë këtu.

Pas gjithë dyshimeve, unë shkova, duke i lënë të dy pa asnjë fjalë dhe duke u ndier e zbrazët nga brenda. Prita që të dalë jashtë varrezave që të qaja. E urreja se sa shumë kam qarë viteve të fundit. Duhej të isha më e fortë. Shkova te shtëpia e Henry-t, në dhomën e gjumit. Provova të mos i rimendoj gjërat. Hailey po bënte dush, kështu që ishte mirë të qaja e vetme në shtratin tim. Nxora telefonin dhe po prisja të më shkruante. Dhe prita. Kaluan orë, nuk kam ngrënë darkë, e mendimet po më dërgonin gjithkah. Ende nuk më kishte shkruar. Ryan erdhi në dhomën time dhe më pa ashtu në shtrat. "Ashlyn, çfarë ka ndodhur"? Madje ia fillova të qaj edhe më shumë. Do doja të mund t'i tregoja. T'i tregoja dikujt, së paku dikujt. Do doja të flas me Gabby-n. Ajo do ta dinte çfarë të më thoshte. Ajo do ta dinte çfarë të bëja. Ajo ishte e mençura, jo unë. ... (vijon) 

(Kosova Sot)