Historia e 31 vjeçarit: Shkuam me të dashurën në një klub orgjish, u trondita kur...

  • 04 April 2019 - 16:22
Historia e 31 vjeçarit: Shkuam me të dashurën në një klub orgjish, u trondita kur...

“Bashkë me të dashurën kemi shkuar në një klub orgjish, me qëllim të freskimit të raportit tonë. Por, që nga ajo ditë, e dashura ime nuk ka pranuar të bëjë seks me mua”, kështu e nis rrëfimin e tij një 31 vjeçar, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Unë kam 31, e ajo 29 vjet. Kemi pesë vjet që jemi bashkë, prandaj jeta jonë seksuale ishte bërë paksa e mërzitshme. Kishim ra dakord që të përfshinim edhe persona të tjerë në shtrat, prandaj kërkova në internet dhe gjeta një klub orgjish. Që të dy ishim nervozë, por ata na pritën mirë.

Biseduam me disa çifte, por ishte një çift më i moshuar që dukej më i interesuar për ne. Pas disa pijesh, ata na ftuan që të shkonim në një dhomë private. Filluam që të prekeshim dhe përfunduam që të gjithë lakuriqë, duke bërë veprime seksuale ndaj njëri-tjetrit. Shihja se e dashura ime ishte duke shijuar çdo moment. Muajin e kaluar shkuam për pushime dhe vizituam një lokal po ashtu të orgjive.

Aty takuam një çift në mes të viteve të 30-ta. Pimë disa pije dhe, nuk vonoi e shkuam në shtrat. Ai djali e kishte më të madh sesa unë, ku unë e konsideroj veten mesatar. Mu duk se u kënaqëm që të dy, por qyshkur jemi kthyer nga pushimet, raporti ynë nuk ka qenë i njëjti.

Unë tentoj që të bëjmë seks, por e dashura më refuzon. Në aspektet e tjera nuk kemi probleme. Kam frikë se më nuk i mjafton madhësia ime.

DEIDRE thotë: Nuk ma merr mendja që e dashura jote e humbi interesimin te ti vetëm pse ai djali e kishte penisin më të madh se ti. Për shumicën e femrave madhësia e penisit ka më pak rëndësi sesa sjellja e partnerit ndaj saj. Përfshirja e të tjerëve në raportin tuaj seksual mund të sjellë komplikime dhe ju duhet që të bisedoni rreth këtyre shqetësimeve.

Ndoshta atë e bren ndjenja se më nuk të mjafton si femër, apo se ajo nuk ka rëndësi të madhe për ty, tek se pranon ta ndash me dikë tjetër. Thuaji të dashurës tënde se dëshiron në fillim të ri dhe kanalizojeni energjinë te gjërat e tjera, e jo te orgjitë.

(Kosova Sot)