Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanada dhe e gjeta të dashuren (2)

  • 05 April 2019 - 15:41
Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanada dhe e gjeta të dashuren (2)

Pak para përfundimit të orarit të punës në afërsi të qytetit kishte ndodhur një fatkeqësi komunikacioni i autobusit me një kamion, e në spitalin tonë kishin filluar të vijnë të aksidentuarit, midis tyre kishte edhe fëmijë. Isha i lodhur nga operacionet e shumta të asaj dite, e më së shumti më kishin prekur fëmijët, përkundër përkushtimit të ekipit tim, nuk kemi mundur t'i ndihmojmë që të gjithë.

Dy fëmijë na vdiqën në sallën e operacionit. - Ma ka marrë mendja se do të ktheheshe vonë, sepse në televizor kam parë aksidentin. Dhe, natyrisht, kam përgatitur darkën pa mish, që në rrethana të tilla të përshtatet - tha butësisht. Po ma njihte shpirtin gruaja, e cila në këtë botë të largët po ma zëvendësonte nënën. Mirë e dinte që shmangia ushqimin e tillë, shkaku i ngjarjeve si këto, kur në sallën e operacionit kaloja shumë orë. Nuk guxoja ta shikoja mishin në pjatë pas situatave të tilla që ndodhnin në sallën e operacionit.

Por, me kalimin e kohës jam mësuar, e kam shpenzuar shumë mund të bëhem kirurg në spitalin e madh të qytetit kanadez, ku më kishte sjellë e ardhmja. Po them ardhmëria, sepse gjendja e luftës më kishte sjellë këtu. Lufta e dimë të gjithë se nuk sjell asnjë të mirë, pa marrë parasysh se kush e fiton apo e humb, të pafajshmit vdesin, fëmijët, gratë dhe pleqtë.

Një ditë lufte, do të kalojë kohë e gjatë për t'u riparuar. Kjo, për faktin se ishim vend i vogël, ndërsa që lufta me shpejtësi përfshiu pjesën më të madhe të vendit dhe nuk kishte më siguri për askënd. Mjekësinë e kam regjistruar shumë i motivuar, me qëllim që t'u ndihmoj njerëzve në nevojë, pasi që njerëzit vuajnë nga sëmundjet. Kështu së paku kam menduar dhe secilit të sëmurë jam munduar t'ia gjej ilaçin, derisa pacientët e mi i kapi një sëmundje për të cilën nuk kishte ilaç - urrejtja.

Urrejtja ndaj gjithçkaje dhe secilit që është më ndryshe. Ata ishin ushqyer me urrejtje, kishin festuar fitoret dhe humbjet. Ata njerëz, që ishin të paktë në numër, urrejtja që nuk ju kishte depërtuar në shpirt, ata nuk vëreheshin fare. Një e tillë ishte dhe nëna ime. Ishte tërhequr në bërthamën e vet, shkonte në mësim dhe kthehej, pa buzëqeshje në fytyrë, një çehre kjo që me kalimin e viteve isha mësuar ta shihja. Thënë të drejtën, gjithnjë e më shumë ajo ishte e dëshpëruar dhe nuk po ndihej rehat, e brengosur, e nganjëherë edhe e zemëruar.

(Kosova Sot)