Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (74)

  • 07 April 2019 - 15:42
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (74)

"Ajo është. Ryan dhe unë e kemi parë". Rebecca e ka fikur televizorin dhe kishte ecur në drejtim të shkallëve. "Po, por vetëm për të qenë të sigurt. Kurrë nuk mund të jesh i sigurt për gjëra të tilla". Ajo lëvizi në shpejtësi, duke shpejtuar shkallëve përpjetë. Provova që t'i kuptoj kaq shumë emocione që ishin shfaqur në sytë e saj. Frikë, faj, zemërim? Pa kurrfarë dyshimi në ajër kishte një inat të papërmbajtur në sytë e saj të kaltër. Kjo nuk ishte gjëja kryesore që e kisha vërejtur te ajo. Jo, ishte pikëllimi që kisha vërejtur në shikimin e saj. Por, pse kjo do ta pikëllonte atë? Kam dëgjuar britma nga shkallët lart, derisa zëri po vinte nëpër korridoret e shtëpisë. Rebecca dhe Henry kishin një shkëmbim të fuqishëm fjalësh. Henry po vinte poshtë shkallëve-me zhurmëdhe po qëndronte përballë meje. I kishte fshirë gishtërinjtë e tij nëpër mjekrën e tij. "A je lezbike"? Goja ime mbeti e hapur përballë tij dhe pyetjes. "Henry", mezi pëshpërita.

.

"Epo pra, a je"? Ai bëri një pauzë dhe më shikoi. "Sepse nuk më intereson. Me të vërtetë. Nuk më intereson". Ai fshiu hundën e tij dhe duart i vendosi në trupin e tij. "Dhe nëse nuk ndihesh rehat këtu, ne do të gjejmë vend tjetër për të shkuar". Qetësia ra. Kokën time e vendosa tek ai dhe po pushoja trupin tim. Sytë e tij të gjelbër ishin të mbushur me kaq shumë pasion dhe sinqeritet. "Do të barteshe për hatër timin? Për mua"? Ai fshiu gishtërinjtë e tij në buzë dhe tha qetë. "Natyrisht se po Ashlyn. Ti je për mua…".

Fjalët e tij ishin me belbëzim. Ai e pastroi fytin e tij. "Ti je vajza ime. Dhe nuk e kam problem se kë e dashuron ti. Ke kaluar nëpër shumë gjëra sivjet, dhe -". "Nuk jam lezbike". Henry ndaloi dhe kryqëzoi vetullat. Ishte zënë nga kjo befasi. Ai tashmë e kishte vërejtur se kishte bërë gabim se ishim zhvendosur kaq shumë si pasojë e seksualitetit tim. "Ti nuk je lezbike"? "Jo nuk jam", ia përsërita. "Ta hajë dreqi, Ashlyn"! më shikoi dhe u ul në karrige. "Kjo është mirë, por sikurse të tentojmë të shmangim grindjet në ora shtatë të mëngjesit, kjo do të ishte e hatashme". Ia ktheva shpinën Henry-t, i cili ishte goxha shumë i relaksuar se nuk po i paketonim valixhet. Një buzëqeshje preku buzët e mija. Ai më hapi derën e veturës.

Kurrë nuk do ta besoja këtë. Vozitja me veturë drejt shkollës ishte e qetë pas grindjeve midis Rebecca-s dhe Henry-t. Tensioni ishte i madh. Provova që të ulem prapa në veturë. Ne arritëm në shkollë, u parkua dhe ne dolëm nga vetura. Po e shikoja Hailey-n si po zbrite nga vetura dhe po shikonte drejt Theo-s, që po ia bënte me dorë. "Do t'ju takoj më vonë njerëz". Ajo filloi në drejtimin e tij dhe unë shkova ta ndaloj. Ryan-i vendosi duart e tij në krahun tim. "Ajo duhet të mësohet vetë, Çikago", tha ai. Zëri i tij ishte i ulët. "E di se po". "Ryan, me të vërtetë më vjen keq. Nuk kam dashur që herët në mëngjes të ketë ndodhi të tilla. Me të vërtetë më vjen keq për këtë". (vijon)

(Kosova Sot)