Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën

  • 07 April 2019 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën

 Më dëgjo mirë se çfarë do të them. Situata gjithnjë e më shumë po del jashtë kontrollit - një natë ishte krejt i hapur. - E di fare mirë se sa shumë kanë shkuar nga vendi ynë, e tani ka ardhur koha edhe te ti. - Por, Rinor, unë jam vetëm mjek, i cili ju ndihmon të sëmurëve pa marrë parasysh se në cilën anë janë, cilës fe apo nacionalitet i përkasin. Nuk merrem me politikë dhe nuk dëshiron t'i takoj asnjërës anë, nuk dua të ik. - Pikërisht se nuk i takon asnjërës anë, lufta është punë e ndyrë, si edhe politika që e zhvillon dhe nuk guxon të jesh objektiv i palëve sepse, për fat të keq, ka më shumë se kaq. Sikur mos të kisha shtëpinë këtu, prindërit e moshuar dhe familjen, që moti do ta kisha braktisur këtë vend. Më dëgjo, nesër ndoshta do të jetë vonë. Nëse sonte të trokasin në derë dhe të marrin me vete në front si mjek, nuk besoj se do të jesh edhe atje i tillë. Si neutral që je nuk mund të mbijetosh. - E çfarë do të ndodhë me ju që do të rrini? A do ta ndiej prekjen e ndërgjegjes që në momentet më të vështira ju kam braktisur, kur ju ishin gjithmonë me mua, në momentet më të vështira. - Mos u brengos për neve sepse ne i takojmë këtij vendit, këtu jemi lindur dhe nuk mbështesim idetë ekstremiste të atyre që po na udhëheqin.

Që ta kesh më të lehtë, po ta them se dikë sonte e dërgojmë në Gjermani. Kur e kam dëgjuar këtë, pa kundërshtuar kam filluar t'i paketoj gjërat e mia dhe isha i gatshëm për ikje. Por, kam dashur të përshëndetem me të gjithë para se të udhëtojnë. Më pëlqente edhe ajo vajza e qetë, megjithëse nuk pata mundësi t'ia them këtë, edhe pse e kam ditur se ajo më dashuron me gjithë qenien. Duke ma shtrirë dorën, kur e kam vizituar atë ditë në banesë, më preku me mënyrën se si më shkoi me ata sytë e saj, me shkëlqim, kur më pyeti: - Keni ardhur të më përshëndesni sepse keni kuptuar se po shkoj sonte? Më duhet ta pranoj se secila ditë në praninë tuaj ishte e mbushur me lumturi, edhe pse e kam ditur se i takon një femrës tjetër - më tha me zë të qetë, pikërisht atë që edhe duhej ta thoshte. Si mund t'i përgjigjesha në këto fjalë, i vetëdijshëm se gjithçka kishte mundur të shkonte ndryshe, vetëm të kisha pak guxim që Sanijes t'ia kthej shpinën, para se ajo të ma kthente mua. Por, të kaluarën nuk mund ta përmirësojmë, por që të mos vajtoj momentin kur asaj nuk kam mundur t'ia shpreh ndjenjat e mia, e kam përqafuar butësisht, ndërsa që buzët tona u takuan për një puthje të gjatë. Atë pasdite të mbushur me momente të thyera e kemi kaluar të vetëdijshëm se kjo ndarje mund të jetë përfundimtare, sepse lufta dhe kërcënimet tashmë po trokisnin edhe në dyert tona.

Para neve më nuk kishte ndonjë ditë të re, kështu që i jemi dorëzuar njëri-tjetrit pa kushte, sikurse një alkoolist që jepet pas gotës dhe më pas i dorëzohet shishes. - I jam falënderuese fatit që ti më je mashkulli i parë në jetën time, e nëse në jetët tona ekziston ndonjë përcaktim, e shpresoj thellë në zemrën dhe shpirtin tim se një ditë, kur e gjithë kjo do të përfundojë, ne të dy përsëri do të takohemi - më tha ajo, derisa ne po ndaheshim prej njëri tjetrit, derisa në sytë e saj të njomë po rrëshqisnin lotët. - Kur të arrij në strehimore, unë më pas do t'i lajmërohem Rinorit dhe në mënyrën e duhur do ta kuptosh edhe adresën time se ku do të jem. Ki kujdes, sepse në luftë më kryesorja është që të mund të mbijetosh. Dhe mos harro, se të dashuroj me gjithë qenien time, dhe se gjithmonë do të dashuroj me zemër dhe me shpirt. - Më tha ngadalë. (vijon)

(Kosova Sot)