Rrëfehet 27 vjeçarja: E kam përzënë të dashurin tim, tash kur e shoh me...

  • 07 April 2019 - 20:09
Rrëfehet 27 vjeçarja: E kam përzënë të dashurin tim, tash kur e shoh me...

Një 27 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj se si e ka përzënë të dashuri. Por, tash ajo thotë se I digjet shpirti kur e sheh me tjetrën.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Megjithëse e kam përzënë të dashurin tim, jam e shkatërruar pasi që ai takohet me dikë tjetër.

Unë jam 27 vjeçe, ai është 28. Ishim bashkë për gjashtë vite por kishim shumë telashe. Shtëpinë tonë e kishin vjedhur dhe më pas i ati i tij vdiq. Nuk mund t’i kontrolloja gjërat dhe kam humbur duke vrapuar pas punës së ëndrrave. E dua fort por mu duk se lidhja jonë kishte stagnuar atë kohë. Kishim shumë gjëra për t’u marrë dhe nuk kishim kohë për njëri-tjetrin.

Kam shpresuar se largimi nga ai do të ishte një thirrje për t’u zgjuar. Pas një jave erdhi dhe më tha se do të bënte gjithçka që të kthehej te unë. E kam kthyer prapa e më pas nuk e duroja sepse ai vetëm ka ndryshuar kur ndihej i lënduar, sepse do ta përzija.

Nuk ka qenë mjaftueshëm i ndjeshëm të tentojë kur unë ndihesha keq më parë. Kështu që i dhashë fund përsëri. Tani vërtetë jam pishman për vendimin tim. Jam e brengosur se do të dashurohet në vajzën tjetër.

Diedre thotë: Kurrë nuk është ide e mirë t’i japësh fund një lidhjes kur ajo që dëshiron është ta përmirësosh. Kontaktoje që tani ish-in tënd, i thuaj se je pishman se ju ke dhënë fund gjërave dhe pyete nëse mund të provoni përsëri.

(Kosova Sot)