Rrëfehet 43 vjeçari: Bëj seks në sesione të masazhit, por ajo që më ndodhi...

  • 08 April 2019 - 14:09
Rrëfehet 43 vjeçari: Bëj seks në sesione të masazhit, por ajo që më ndodhi...

“Gjatë një udhëtimi të gjatë me tren, takova një vajzë të mrekullueshme dhe, ende pa u bërë java, patëm seksin më të mrekullueshëm të jetës sime”, kështu e nis rrëfimin e tij një 43 vjeçar për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Por, problemi qëndron te fakti se, pasi që bëj seks me një femër për disa herë, më pas e humbas interesimin për të. Më së shumti më kënaqë seksi në sesione të masazhit.

Kam 43 vjet dhe kurrë nuk e kam pasur problem t’iu pëlqej femrave. Kam pasur dy-tri lidhje të gjata kur isha në të 20-tat, por në të dyja rastet përfundova i lënduar. Që nga atëherë edhe pse kam qenë në kërkim të femrës ideale, kam vazhduar që të bëj seks në salla masazhi.

Mendova se jeta ime ndryshoi kur e takova këtë vajzën gjatë udhëtimit të gjatë me tren. Edhe pse kurrë nuk e kisha parë, doli se ajo jetonte një orë larg meje. Këmbyem numrat e telefonit. Pas takimit të parë përfunduam në shtrat. Ajo ka 33 vjet.

Seksi ishte fantastik dhe mendova se, ja përfundimisht, e gjeta femrën time ideale. Por, pas një muaji takimesh të përbashkëta, fillova që ta humbas interesimin ndaj saj. Kam filluar t’iu bishtnoj takimeve me të.

Me të vërtetë dua që kjo të jetë femra e jetës sime. Kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe ndihem mirë në prani të saj. Thjesht, dua që pasioni im ndaj saj të mos zbehet me kalimin e kohës.

DEIDRE thotë: Është e vërtetë se seksi, ditët e para, mund të jetë më eksitues sesa në vazhdim. Por, ajo që i mban çiftet të bashkuara, është fakti se ata, çdo ditë e më tepër, gjejnë gjëra të tjera, kënaqësi të tjera të të qenit bashkë.

Ti tregon sesi je lënduar në dashuri kur ke qenë më i ri dhe kjo mund të ketë ndikuar në sjelljen tënde të mëpastajme. Thjesht, ke ndërmarrë veprime vetëmbrojtëse, duke bërë seks pa obligime. Kur paguan për seks, sikur që është seksi në sallat e masazhit, nga ti nuk kërkohet asnjë përkushtim, pos që të kënaqesh fizikisht. Por, kjo është e dëmshme për punëtoret që e bëjnë atë veprimtari.

Është edhe për ty, po të mendohesh pak. Evitoji këto salla dhe mundohu që me këtë femër të çilesh sikur nuk je çelë me asnjërën deri më tani. rreziko që të lëndohesh përsëri. Më mirë kështu, ndoshta e gjen dashurinë e vërtetë.

(Kosova Sot)