Rrëfehet 28 vjeçarja e martuar: Takova ish të dashurin tim, dhe...

  • 09 April 2019 - 16:22
Rrëfehet 28 vjeçarja e martuar: Takova ish të dashurin tim, dhe...

“Me burrin kam një lidhje të mirë, por tre muaj më parë takova një ish të dashur tim dhe bëra seks me të”, kështu e nis rrëfimin e saj për “The Sun” një 28 vjeçare, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashur DEIDRE: Kishte vite të tëra që nuk e kisha parë këtë person, por ai pëlqeu një foto time në “Facebook” dhe u bëmë shokë në rrjetet sociale.

Biseda miqësore kaloi në flirt dhe seks. Në fund u morëm vesh që të takoheshim për një pije, por që të dy e dinim se për çka ishim duke u takuar. Ai ka 28 vjet dhe gruaja e ka braktisur për dikë tjetër. Më tha që ta pinim nga një pije në shtëpinë e tij, para se të dilnim.

Por, sapo arritëm atje, nuk kaluan as gjysmë ore dhe tanimë ishim duke bërë seks. Me të arritur në shtëpi bëra dush meqë ndihesha e ndytë. Me burrin tim jam qe 9 vjet. Unë kam 27, e ai 30 vjet. Ai më do dhe bën punë të rënda, për të fituar për të na mbajtur neve, mua dhe vajzat tona, të moshës 4 dhe 5 vjeçe. Ai është njeri i përkryer për mua. Dua edhe të them se kam pasur fëmijëri të vështirë.

Im at është sjellë shumë keq ndaj nënës. Kontrollonte çdo gjë që bënte ajo, çka vishte, ku shkonte dhe e shante vazhdimisht. Nuk e di a ka lidhje kjo me faktin se e tradhtova partnerin, të cilin nuk dua ta humbas. Pse vazhdoj që të bëj veprime të cilat e di se do ta lëndonin atë dhe do të çonin deri te ndarja jonë?

DEIDRE thotë: Një prind sikur yt at me të vërtetë mund të ndikojë në uljen e vetëbesimit të fëmijëve dhe ta bëj të vështirë që të besojë se mund të ketë një lidhje të dashur dhe stabile.

Një pjesë e jotja e di se partneri yt është njeri i mirë, por pjesa tjetër është duke e sabotuar lidhjen tuaj, meqë ndihesh se nuk e meriton atë dhe nuk beson se një lidhje e tillë do të zgjatë.

Duhet të kërkosh ndihmë që të trajtosh pasojat e fëmijërisë së vështirë dhe të pranosh se meriton të jesh e lumtur.

(Kosova Sot)