Si të dilni nga zona me personin që pëlqeni

  • 09 April 2019 - 16:31
Si të dilni nga zona me personin që pëlqeni

Nëse ju pëlqen dikush, dy fjalët që kurrë nuk do të dëshironi t'i dëgjoni, apo t'i mendoni, janë 'zona e miqësisë'! Vjen një kohë kur duhet pajtuar me situatën, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të provoni. Ja si të dilni nga zona e miqësisë.

SIGUROHUNI SE IA VLEN

Para se të veproni në këtë drejtim, duhet të mendoni fort për faktin nëse ia vlen. Nëse keni miqësi të madhe me atë person, a jeni gati të rrezikoni t'i jepni fund miqësisë nëse nuk keni sukses për të fituar zemrën e tij? Pra, para se të tentoni që gjërave t'ju jepni një drejtim romantik, duhet të pajtoheni edhe me faktin se mund të humbni një mik nëse nuk funksionon.

FLIRTI

Mënyra më e mirë për t'i testuar ujërat është të filloni të flirtoni me ta në drejtimin e aspektit më shumë se sa mik. Kjo nuk duhet të jetë asgjë në fushën fizike, shumica e gjërave si mbajtja e kontaktit me sy për kohë më të gjatë, të jeni më kureshtare në bisedat tuaja, duke dhënë më shumë komplimente, duke qeshur me shakatë e tyre etj.

JINI MISTERIOZ

Pasi që keni bërë pak flirt dhe se ia keni bërë të qartë se ka diçka më shumë në interesimin tuaj apo lidhjen tuaj, atëherë bëni përpjekje të tërhiqeni paksa dhe mos e jepni veten tuaj as shpejtë. Ata do të fillojnë ta ndjejnë mungesën tuaj që në shkëmbim i bën të mendojnë më shumë për ju dhe shikojnë se ku mund t'ju takojnë.

RRINI VETËM

Provoni të organizoni situata në të cilat mund të kaloni më shumë kohë vetëm, e jo në grupe. Nuk e kemi fjalën t'i mashtroni në diçka të ngjashme me një takim apo diçka të tillë, por të gjeni interesa të përbashkëta dhe të gjeni mënyrë natyrale për të bërë gjëra në çift.

IA THONI

Në fund të ditës, edhe pas gjithë kësaj pune, duhet të gjesh kohë e t'ju thoni se si ndiheni në fakt. Nuk është e drejtë për ta që t'i mbani këto ndjenja për një kohë të gjatë, sepse të qenët i hapur dhe i sinqertë është politika më e mirë për fillimin e një lidhje nëse gjërat do të ndodhin në mënyrën që ju shpresoni. 

(Kosova Sot)