Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (77)

  • 10 prill 2019 - 15:26
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (77)

Nofulla e Daniel-it u dridh dhe ai e uli kokën e tij, ndërsa që kishte strukur edhe pjesën e prapme të shpinës së tij. "Duhet të largohesh Ash". "Çfarë ka ai me ty", po habitesha me zhurmën që po bënim. Ne ishim në rregull dhe po kalonim mirë deri në momentin, kur u shfaq i vëllai tij. Sa hap e mbyll sytë, do të mund të betohesha se kishim qenë ...të lumtur. Ai më injoronte. Ia dhurova një të qeshur aspak të rehatshme derisa po mbathja këpucët, ia ktheva shpinën dhe u largova. Do të isha kaq e marrë sikur të mendoja se për një sekondë ishim ne, një shpirt. Do të dëshiroja që kurrë të mos ndaleshim ta shikonim Daniel-in javë më parë, kur e pashë vetëm në varreza. Do të duhej të kisha vazhduar ecjen. Do të duhej të isha shtirur sikur nuk e kam vërejtur. Por e kam parë. Dhe për një moment të vogël të kohës, edhe ai më ka parë mua gjithashtu. Hailey nuk kishte ardhur për drekë. E kam vërejtur se as Theo nuk kishte qenë në kafiteri. Duke u ulur në tavolinë, e vërejta Danielin në rrugën time. Ai u flak tutje para se dikush tjetër ta kishte vërejtur.

Ryan erdhi dhe mori në thua diku. Në rregull, e di se kam thënë se ajo vetë duhet të mësohet me Theo-n, por me të vërtetë kam menduar se ajo duhet të bëjë zgjedhje më të mirë". "Ajo është e mençur. Do të jetë mirë ajo", i thashë atij, derisa ia mora disa çipsa nga tabaku i tij. "Nëse ai e lëndon sërish…", zëri i tij ishte i qetë derisa po shikonte përreth, duke pritur që Hailey të hynte brenda, "Do ta vras". Dora e tij shkoi në xhep dhe nxori pakon false të cigareve. "Ryan, çfarë me të vërtetë është ajo", e pyeta shumë kureshtare, për ta kuptuar se cila ishte shprehia e tij me këtë pako. Ai po mbante me gishtërinj, cigare e padukshme. Më pas, dorën e tij e vendosni në tavolinë. "Kur unë isha trembëdhjetëvjeçar, i thashë babait se kam menduar se ishte homoseksual".

Zemra ime kishte ndaluar së rrahuri në atë moment me babanë. Kurrë nuk e kam dëgjuar atë ose Hailey të flisnin për babanë e tyre. Ryan vazhdoi. "Kam qarë dhe kam qarë, sepse kemi shkuar në kishë, e di? Dhe nëna besonte në ferr. Edhe sot e kësaj dite beson, natyrisht. Ajo na thoshte se sa keq ishte të bënim mëkate, se si të këqijtë dinë të shkojnë në ferr. Kështu që e di se ndjenja nuk ishte e mirë. Nuk kisha të drejtë". Oh, Ryan… Më pas ai mbylli sytë, duke dërguar veten e tij prapa në kujtime. Më pas erdhi lajmi. "Paul Turner, babai i dy fëmijëve, ka vdekur në një aksident të tmerrshëm komunikacioni, në këndin e rrugës "Jefferson Avenue and Pine Street". Faji dhe mllefi po vëreheshin në fjalët e Ryanit. Gishtat e tij po lëviznin me cigaren e padukshme dhe e kishte vendosur atë midis buzëve. "Ky nuk ishte faji yt Ryan". I kishte mbajtur gishtërinjtë lart dhe ua kishte ngulur sytë. "Kutia e cigareve është kujtimi se pse sekreti im mbetet sekret. E tëra ka me lëndimin e njerëzve, kutinë, pakon e cigareve e marr me vete kudo që të shkoj". (vijon)

(Kosova Sot)