Rrëfehet 36 vjeçari: Pas e bëra me gruan e..., u shokova nga ajo që ndodhi

  • 10 April 2019 - 16:20
Rrëfehet 36 vjeçari: Pas e bëra me gruan e..., u shokova nga ajo që ndodhi

“Kam bërë seks të hatashëm me një femër që e njoftova në rrjetet sociale. U pajtuam që të takoheshim sërish, por ajo tani, nuk e di pse, ka anuluar takimin”, kështu e nis historinë e tij një 36 vjeçar për “The Sun”, përcjellë “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Kam 36 vjet, e ajo ka 33. U takuam në një bar dhe, gjatë tërë mbrëmjes ajo pinte kokteje të ndryshme. Pasi që ndjeva joshjen fizike midis nesh, theva rregullin tim të artë dhe shkova në apartamentin e saj. Bëmë seks disa herë dhe ajo vazhdimisht përjetonte orgazëm. Më pas më dërgoi mesazhe me plot komplimente. U takuam edhe dy javë më pas. Ia përgatita drekën dhe, pasi që shikuam një film, bëmë seks përsëri.

U morëm vesh për një takim tjetër. Por, të nesërmen mora një mesazh nga ajo, ku thoshte se kishte ndërruar mend dhe se nuk dëshironte të takoheshim më. Ma merr mendja, ose ndonjë shoqe e ka këshilluar keq, ose më ka krahasuar me ndonjë ish të dashur të saj. U përpoqa që t’ia shpjegoja se mund të tejkalonim vështirësitë, por ajo nuk më përgjigjet.

Ende nuk e kam të qartë pse ajo vendosi kështu.

DEIDRE thotë: Kur ndokush të refuzon, kjo është një përvojë e dhembshme. Ndoshta ndonjë shoqe i ka thënë se, meshkujve që bëjnë seks në takimin e parë, nuk mund t’iu besohet. Apo, ndoshta ka pasur ndonjë përvojë të keqe, e cila mund ta ketë lënë të plagosur dhe të brishtë. Ka mundësi po ashtu që ajo të jetë frikësuar nga ndjenjat e dashurisë karshi teje.

Disi me skepticizëm shikoj pretendimet tua se ajo ka përjetuar orgazëm sa herë që keni bërë seks, ka mundësi që të ketë pasur edhe shtirje. Por, kjo edhe ashtu nuk ka rëndësi aq të madhe tani. E tëra që mund të bësh, është t’ia japësh një a dy javë, më pas kontaktoje përsëri dhe thuaji se je i gatshëm që t’i ngadalësoni paksa gjërat.

Nëse nuk të përgjigjet, apo thotë ‘jo’, atëherë të paktën e di se si qëndrojnë punët.

(Kosova Sot)