Rrëfimi erotik: Po e bëj me ish të dashurin tim të parë, por ajo që...

  • 11 April 2019 - 14:20
Rrëfimi erotik: Po e bëj me ish të dashurin tim të parë, por ajo që...

“Jam duke bërë rregullisht seks me ish të dashurin tim të parë. Kjo do të ishte OK, sikur ai të mos ishte, tash e dy vjet, i martuar”, kështu e nis rrëfimin e saj për “The Sun” një grua, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Edhe pse ishim ndarë, unë kurrë nuk kisha pushuar së dashuri atë, prandaj kisha ngelë me të vërtetë shumë keq kur kisha marrë vesh se ai ishe fejuar me dikë tjetër. E, kur u martuan, edhe më shumë.

Gjashtë muaj më parë ramë në kontakt, me ç’rast ai më tha se ende më do. Mbeta e mahnitur dhe e befasuar në të njëjtën kohë, meqë, sikur që thash, edhe pse ai ishte martuar me dikë tjetër, unë ende e doja. Ai më sugjeroi që të takoheshim, për të rikujtuar kohët e vjetra. U takuam për një pije, me ç’rast pash se ai ishte po aq i hijshëm sikur që kishte qenë gjithherë. Ma kapi dorën dhe u ndjeva për merak. Më pas më tha se gruan e kishte te nëna e saj dhe se mund të shkonim në shtëpinë e tij.

E dija se kjo nuk ishte në rregull, por nuk prita lutje. Bëmë seks dhe, u ndiem për mrekulli. Në vend që të ndjeja keqardhje, apo pendim, e tëra që mund të mendoja, ishte se kur do të takoheshim përsëri. Tani takimet tona janë bërë të rregullta. Nëse nuk gjejmë vend për të bërë seks, atëherë vetëm ecim nëpër qytet, ku edhe kjo përvojë e ka shijen e vet.

Dua që ai të më tregojë se si e paramendon të ardhmen e tij, me mua, apo me dikë tjetër, me gruan e tij, por ai nuk flet asgjë në këtë drejtim. Të them të drejtën, më vjen keq për gruan e tij. Por, nuk mund të heq dorë nga ai, meqë ai ka një vend të veçantë në jetën time.

DEIDRE thotë: Më vjen keq të them, por kjo aferë sekrete nuk ka një të ardhme të mirë. Ky farë jarani e ka rehatuar veten goxha mirë – në shtëpi ka një grua e cila përkujdeset për të, derisa ty të ka në anën tjetër për takime magjike dhe për seks të fshehtë. Sipas të të gjitha gjasave, do të ngelesh me zemër të thyer.

Ai po ashtu është duke të të penguar që ta gjesh dikë me të cilin do të jetoje ballëhapur pa u fshehur nga askush. Për ta gjetur një njeri të tillë, duhet të jesh e lirë në aspektin emocional. Ti aktualisht je duke jetuar në të kaluarën.

Duhet ta marrësh veten dhe të sillesh si person i rritur. Pyete atë jaranin si ia ka qitë hesapin. A do të ndahet nga gruaja, apo jo. Nëse nuk të përgjigjet, apo nëse të thotë se nuk do të ndahet nga gruaja, atëherë ti gjithsesi ndaju nga ai.

(Kosova Sot)