Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (80)

  • 13 prill 2019 - 15:35
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (80)

"Ti je vëllai im i vogël", bërtita edhe më me zë, duke ngritur duart lart nga irritimi. "Ti je vëllai im i vogël. Do ta them edhe njëherë këtë Jace. Mos e bëj këtë. Mos gërmo në këtë mes". Sytë e mi shkuan te ai dhe kam kryqëzuar duart. "Unë tashmë kisha varrosur nënën dhe babanë. Mos më lejo që ta bëj edhe një tjetër ndërtim në varreza". "Unë madje nuk isha as atje…për t'i varrosur prindërit e mi".

Duart e tij i vendosi te beli i tij. "Red-i më beson sërish". "Jace-". "Jo, është mirë. Unë kisha mundësi për t'i spiunuar miqtë e tij, por kurrë nuk e kam bërë. E kam mbajtur këtë dreq goje të mbyllur dhe Red-i… Ai më beson. Ai më lejon". "A nuk po harron se është paksa e çuditshme se si po harron si ishte me ty"? Jace u struk. "Unë nuk i kam spiunuar djemtë e tij kur kam qenë i mbyllur. Kjo quhet besnikëri. Diçka që ti nuk e di për këtë". Kam futur dorën në xhepin e pasmë dhe kam tërhequr kuletën time. "Shiko Jace…Kam rreth dyqind dollarë me vete. Mund të shkojmë dhe të dërgoj diku jashtë. "Po i mbaja të hollat shtrirë drejt tij. "Mund të shkosh që të qëndrosh me gjyshen në Çikago për një kohë të caktuar. Pastroje kokën tënde". "Koka ime është e pastër Dan".

"Jo nuk është". Po ecja në drejtim të tij dhe i kam vendosur duart në kokën time. "Nuk është e pastër nëse mendon për një dreq sekonde se djemtë e Red-it të besojnë. Ik nga qyteti Jace. Të lutem". "Më duhet ta zbuloj se kush e bëri Danny", pëshpëriti ai, derisa sytë e tij u mbushën me lot. "Më duhet ta zbuloj se kush e vrau nënën, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është nga brenda". "Pse? Përse nuk mund ta lësh këtë punë? Ajo ka shkuar. Ajo nuk do të kthehet më". "Sepse unë e kam bërë" po qante a, duke bërë me dorë në drejtim të vendit ku nëna kishte vdekur. "Unë jam arsyeja që ajo…" Ai e vendosi gojën në dorë. "Gjaku i saj, vdekja e saj, janë për fajin tim". "Jo", e solla kokën. "Është faji i atij të sëmurit që e ka qëlluar me armë". "Nuk duhej të ishte kështu, e di" foli ai butë. "Edhe unë është dashur të shkoja në kolegj.

E di? Babai kishte menduar që edhe unë të shkoja". "Ende mund të shkosh". Ai e kafshoi buzën dhe u largua prej meje. I kishte vendosur duart në kokë. "Red-i dëshiron që disa nga prodhimet t'ua japë njerëzve. Është shumë e lehtë. Klientët janë pre e lehtë". "Klientët? Cilët klientë"? Ai u kthye drejt meje. "Dëgjo Danny. Më nevojitet pak ndihmë. Janë disa fëmijë në shkollën tuaj që-". "Po ua shitni fëmijëve? Po ua shisni nxënësve të mi". Sytë e mi u tmerruan. Bëra një hap prapa. "Jo unë, Danny. Është Red. Ai po më teston. Po shikon nëse mund të më besojë. Nëse e bëj këtë, ai do të më lejojë të hakmerrem për nënën. Ai do ma thotë emrin e njeriut që e vrau atë. Me ty, ndoshta mund të më gjesh disa emra të nxënësve që e përdorin". "Ti je i çmendur. A po e dëgjon veten? Ai po të përdor Jace! Ti mendon se ai nuk e di se unë jap mësim këtu". "Unë ndalova për pak. Unë nuk do të ndihmoj. Dhe nëse të shoh diku afër shkollës sime, do të lajmëroj dhe do të mbyllin prapë". Ai qeshi. "Vetëm kështu aaa.... "? (vijon)

(Kosova Sot)