Rrëfehet 26 vjeçari: Seksi me vajzën e njerkut ishte më i miri, por u trondita kur zbulova se...

  • 14 April 2019 - 16:41
Rrëfehet 26 vjeçari: Seksi me vajzën e njerkut ishte më i miri, por u trondita kur zbulova se...

“Në shtëpi isha i lumtur me të dashurën time, por seksi me vajzën e njerkut është më i miri.

Ky ishte sekreti jonë i çmendur për dy vjet”, kështu e nis rrëfimin e tij një 26 vjeçar për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Unë kam 26 e, tani ish e dashura ime, ka 24. Kishte gjashtë vjet që ishim bashkë. Me të vërtetë kalonim mirë.

Nëna më kishte rritur e vetme dhe, kur ajo gjeti një burrë të mirë, u gëzova për të. Nëna ime organizoi një darkë për të na njoftuar neve me burrin e saj dhe fëmijët e tij. Dy djemtë e tij dukeshin në rregull, e edhe vajza ishte e dashur, ndryshe nga vajzat të cilat i kisha takuar më parë.

Nëna kishte ftuar shumë njerëz, por e dashura ime ishte pa qejf, prandaj nuk kishte ardhur. Fillova që të bisedoja me vajzën e atij njeriu dhe pash se ajo ishte një vajzë e mirë. Menjëherë ramë në dashuri me njëri-tjetrin. Ajo është një vit më e re se unë.

Derisa të gjithë të ftuarit ishin në kopsht, ajo tha se i vinte ftohtë dhe më pyeti a mund të futeshim brenda. Shkuam në dhomën time. Meqë të gjithë ishin jashtë, e kishim tërë shtëpinë për vete. Pasi që biseduam paksa, ajo më puthi dhe më tërhoqi kah vetja. Bëmë seks të mrekullueshëm në shtratin tim.

Pasi që mbaruam, ajo buzëqeshi, por tha se kjo nuk duhej të ndodhte përsëri. Unë mendova se, me të vërtetë nuk do të shiheshim më, meqë ajo jetonte me të ëmën. Por, dy ditë më pas ajo më kontaktoi në “Facebook” dhe filluam të bisedonim. Herë pas here takoheshim për seks. Ishim diskretë dhe vazhduam kështu derisa na zbuloi e dashura ime javën e kaluar, duke shikuar laptopin tim. 

Ajo më la dhe më tha se do t’i tregonte nënës sime.

Vajza e njerkut tim është seksi dhe kënaqem me të, por kam frikë se lidhjen tonë nuk do ta miratojnë nëna ime dhe babai i saj.

A duhet t’iu tregojmë?

DEIDRE thotë: Më vjen mirë që sekreti u zbulua. Nuk ishte aspak mirë nga ana jote që e mashtroje të dashurën, duke ia humbur asaj gati dy vjet të jetës. Nuk është e kundërligjshme të bësh seks me vajzën e njerkut, apo edhe të martohesh me të, nëse të dy e doni një gjë të tillë. Por, në shumë raste njerëzit evitojnë lidhjet e tilla, meqë iu duken sikur tabu, të ndaluara.

Ka mundësi të madhe që prindërit tuaj, nëna jote dhe babai i saj, me të vërtetë të jenë kundër lidhjes tuaj, prandaj duhet të jeni me të vërtetë të sigurt se çka po bëni, para se t’iu thoni atyre. Duhet së pari të bisedoni sinqerisht, ti dhe vajza e njerkut, për të parë a e keni lidhjen vetëm për seks (meqë bëtë seks menjëherë pasi që u takuat), apo për diçka më serioze dhe më afatgjatë.

(Kosova Sot)