"Bëj seks me një femër që e njoha në internet, por tani gruaja ime.."

  • 15 prill 2019 - 10:34

E dashura psikologe: Unë kam pasur marrëdhënie seksuale dhe shumë argëtim me një vajzë që e njoha në internet, por por tani qfarë të bëj me gruan time?

Unë kam qenë i martuar për shtatë vjet. Unë jam 30 vjeqar dhe gruaja 29. Të dy kemi karrierë të mirë dhe kemi vendos njëherë të mos kemi fëmijë.

Por jemi në një rutinë, nuk flasim, nuk kalojmë kohë bashkë. Jeta jonë seksuale nuk ekziston.

Unë kam provuar t'i tregoj gruas time se si ndihem, por pa dobi.

Kam rezervuar një pushim të bukur për të parë nëse ende ka shkëndija, por kishte kaluar kohë më parë.

Muajin e kaluar fillova të shikoja faqe të takimeve, vetëm për kuriozitet dhe u takova me një grua tjetër.

Ne jemi të kundërt në shumë mënyra, por kemi kaq shumë ngjashmëri.

Ajo është 33 vjeqare dhe beqare. Nuk mund t'i besoja fatit tim. bisduam për orë të tëra dhe e di se jam i martuar.

Në fillim u takuam në një pijetore jashtë qytetit. U kthyem më pas në banesën e saj dhe kishim seks fatastik.

Ne flasim cdo ditë me email dhe FaceTime dhe kemi seks të pabesueshëm sa herë që takohemi.

E di që është gabim, por nuk dua të gënjej ndjenjat e mija. Ndiej se kjo grua është për mua.

Ndjej diqka për gruan time, por nuk është dashuri.

A duhet që të përpiqen ta rindez përsëri dashurinë që dikur e kisha për gruan time?

                                      

Psikologia pergjigjet: Ju jeni duke shijuar një takim me seks me këtë vajzën e re, por nuk është zgjidhje e problemeve tuaja.

Ajo ka zgjedhur të jetë beqare dhe tani kjo ndoshta i përshtatet asaj.

Ju i detyroheni bashkëshortes tuaj dhe vetes dhe duhet të bëni një veprim të shpejtë, një pushim sa më të shpejtë, para se të merrni një vendim.

(Kosova Sot)