Rrëfimi erotik: Shkova në banesën e saj, po e tradhtoj gruan me...

  • 15 April 2019 - 14:27
Rrëfimi erotik: Shkova në banesën e saj, po e tradhtoj gruan me...

“Jam duke bërë seks të mrekullueshëm me një femër të cilën e njoftova online, por çka të bëj me gruan?”, kështu e nis rrëfimin e tij një burrë për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Ka shtatë vjet që jam i martuar. Që të dy kemi karriera të mira dhe kemi vendosur që, të paktën tani për tani, të mos bëjmë fëmijë. Por, për shkak të obligimeve të shumta, mezi gjejmë kohë për ta përshëndetur njëri-tjetrin. Jeta jonë seksuale thuajse nuk ekziston më.

Kam tentuar që t’i them gruas sime se si ndjehem në lidhje me këtë, por më kot. Muajin e kaluar fillova t’i vizitoja ueb sajtet për takime me femra, thjesht nga kureshtja, ku gjeta këtë femrën me të cilën tani jam. Ka 33 vjet dhe nuk është në lidhje. Ka një trup të mrekullueshëm.

Sapo u takuam lindi epshi midis nesh. Hera e parë që bëmë seks ishte në apartamentin e saj dhe ishte për mrekulli. Me të kam krijuar edhe një miqësi. Çdo ditë bisedojmë online dhe, sa herë që takohemi, bëjmë seks për shtatë palë qejfe. E di se jam duke e tradhtuar gruan, por çka të bëj kur e dua këtë vajzën tjetër? Çka duhet të bëj?

DEIDRE thotë: Seksi ‘për shtatë palë qejfe’, si thua ti, apo seksi pa obligime, dallon shumë nga një lidhje e përkushtuar. Tani kur bëni seks pa asnjë obligim, ju me të vërtetë kënaqeni, por po të tentosh të lidhesh seriozisht me këtë femrën, atëherë do të hasësh me gjasë në shumë probleme.

Ajo ka vendosur që, deri më tani, të jetë singëll dhe ndoshta një gjë e tillë asaj i përshtatet. Ia ke borxh gruas tënde që, të paktën një herë para se të ndahesh nga ajo, t’ia japësh edhe një shans të fundit. Ti ke tentuar që të bisedosh me të, por ke hasur në veshë të shurdhër.

Prandaj, thuaja troç gruas tënde, se nëse vazhdon jeta e tillë, martesës tuaj do t’i vijë fundi. Pra, para se të ndahesh, përpiqu që të mos vijë deri te ndarja.

(Kosova Sot)