Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (82)

  • 15 April 2019 - 15:44
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (82)

"Unë dëshiroja diçka më të errët. Paksa më të guximshme. Shakespeare kishte të gjitha anët, e di"? "Ma kalo kitarën", i thashë. Gishtërinjtë e mi kishin filluar të shëtitshin nëpër kitarë, duke ndjerë akordet midis gishtërinjve. I kam mbyllur sytë derisa luaja në kitarë dhe si gjithmonë, aty ishte edhe Ashlyn. Muzika vetëm se po e afronte drejt meje, tingujt po ma sillnin imagjinatën në jetë. Nuk po mund të lejoja që Jace t'ia shkatërronte jetën. Dhe unë nuk po mund ta lejoja të mendonte se unë nuk po përkujdesesha. Por, çfarë mund të bëj?

KAPITULLI 23

Ajri ishte i trashë. Mendja e mjegulluar. Ma thuaj se nuk do të humbim gjithçka. Disa ditët e ardhshme në shkollë ishin të vështira. Isha i ngujuar sipër reve, me diskonim aspak të mirë. Mezi po flija sepse nuk po mund të mendoja për Ashlyn-in, por isha i brengosur për Jace. Ai do të mund ta lëndonte dikë. Ai mund ta lëndonte veten e tij. Ai mund t'i lëndonte studentët e mi. Ai mund ta lëndonte Ashlyn-in. Pas mësimit, duke mos e shikuar kurrë Ashlyn-in, e dija se duhet të bisedoj me të. Të tentoja t'ia shpjegoj situatën. Menjëherë pas drekës, e pashë teksa po ecte me Jake. Ai i qëndronte pranë për çdo ditë, duke u munduar ta lehtësonte mënyrën e tij për t'ia pushtuar zemrën. Duke tentuar ta vidhte vendin tim. Ai madje nuk kishte pse të mundohej kaq shumë, sepse isha unë ai që po ia dorëzoja atë. Nuk po luftoja për të …

Më pa nga larg para se të ma kthente shpinën dhe të qeshte me të madhe. Dora e tij ishte në gjoksin e tij dhe ai po zgërdhihej. Mënyra se si ia prekte ai flokët, më bëri të çmendem. Mënyra se si ai po i afrohej pranë, më ka zemëruar. Ai po flirtonte me të, dhe ajo po ia kthente. Por unë e njihja. Ajo po flirtonte për të më bërë mua xheloz. Po funksiononte. Edhe pse e kishte për të më zemëruar, e di se i pëlqente kjo ide. Prekja në publik. Diçka që nuk mund t'ia jepja. Çfarë burri është ai që nuk mundet t'ia dhurojë dashurinë femrës që e dashuron? Po ecja, derisa mllefi po depërtonte në trupin tim. Nuk e dija se çfarë do të bëja, por duhej të bëja diçka, nuk mund ta dhuroja atë, që ai ta ketë atë. Unë e kisha injoruar atë. Unë i sha i saj. Çdo pjesë e imja. Secila milimetër e trupit tim i takonte Ashlyn Jennings. Sa herë që qeshte me të, sa herë që e prekte me të, një pjesë e trupit tim po venitej. "Ashlyn", e thirra. Ajo më shikoi sikurse të isha i çmendur, duke mërrolur sytë. "A mund të flasim pak për një letër"? I tha atij se do ta takonte në klasë, dhe erdhi pranë meje. "He, çfarë ka"? E dërgova në klasë dhe e mbylla derën. "Përse po sillesh me të kështu"? Kryqëzoi duart. "Nuk është punë e jotja" më tha ajo, me një ton të rreptë. "Po e bën të më bësh xheloz". "Nuk po bëj gjë" më tha ajo, pasi pëlqente fakti se më ishte futur nën lëkurë. "Ashlyn… tani është momenti të veprosh në bazë me moshën". "A po më thua fëmijë? Unë?! Sytë e saj u zgjeruan nga komentet dhe i ndau buzët. "Mbushu Zr. Daniels". (vijon)

(Kosova Sot)