Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (10)

  • 15 April 2019 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: U ktheva nga Kanadaja dhe e gjeta të dashurën (10)

Çfarë qetësie dhe heshtje në këtë ambient të gjelbër, si parajsë. Ke marrë vendimin e duhur bir, edhe pse në fillim jam habitur kur e kuptova se po kthehesh. Do të ishte mëkat që në Shtëpinë e Shëndetit të punonte dikush tjetër pa përvojë, e ti të qëndroje larg vendit - përfundimisht nëna ime kishte pranuar dyshimin e saj për vendimin e kthimit tim. Atë ditë kemi përfunduar marrëveshjet e rëndësishme, kemi bërë kontratat ndërsa që Rinorin e kishim udhëheqësin kryesor, në mënyrë që puna të ecte pa ndërprerë. Daja kishte marrë një shtëpi me banesë përkohësisht derisa ta gjejë një shtëpi që i përshtatej, e unë jam zhvendosur te Rinori, derisa kemi hapur mundësinë për ambulancën e përkohshme.

Duke hasur në telashe rreth licencës, kisha filluar të dyshoj në vendimin për t'u kthyer, por shumë shpejtë qetësohesha kur më vinin fëmija e sëmurë dhe pacientët të cilët kishin nevojë për ndihmën time. Miku im Rinori, për asnjë minutë të vetme nuk i mungonte optimizmi. - Kur pas rinovimit të ndërtesës janë grumbulluar njerëz entuziastë si ne që ishim, do të jetë një fillim i ri për këtë hapësirë të braktisur dhe të shkatërruar ngal lufta - po thoshte Rinori. Do të kemi gjithçka këtu, edhe rrugën, e ndoshta edhe daja do të shpërngulet nga qyteti dhe do të vjen këtu. Këtu ka shumë prona me çmime shumë të volitshme, sidomos e tërheq ky lumi jonë, qetësia dhe ajri i freskët e i pastër. Edhe gruaja e tij e pëlqente këtë vend, kështu që do të duhej të vinin këtu, që ta gjejnë një shtëpi këtu. Kështu kanë kaluar rreth tre muaj, kur në ambulancën time u shfaq një grua e re e ajo më goditi si rrufeja nga qielli. - Mirëdita doktor - kam dëgjuar zërin e femrës përballë tavolinës, në të cilën po shënoja të dhënat e pacientëve të asaj ditës, pasi që po punoja i vetëm, pa infermiere. Për një moment e kam ngritur kokën që t'ia kthej përshëndetjen, dhe porsa ia kam hedhur shikimin, kam mbetur i mahnitur duke ia shikuar fytyrën, duke menduar se po ëndërroja, ëndrrat të cilat i shikoja dikur.

E më pas jam ngritur në këmbë, për t'iu ofruar në mënyrë që edhe ajo ta bëjë një hap drejt meje, por ajo kishte qëndruar te dera. - A po më bëjnë sytë, apo ishte kjo infermierja Tara - po pyetja veten time, derisa kisha edhe një marramendje të lehtë pasi u ngrita shpejtë nga karrigia. - Unë jam Valmir! Nuk do të njihja sikur mos të më tregonin se ishe këtu. Kam pritur … - Se jam ai i njëjti që isha para dhjetë viteve. Me siguri e kishin habitur thinjat e mija … - Nuk qenkan të tërat të thinjura, por disa janë. Por, disi je më i dobët dhe po më dukesh më i gjatë. - Ishim shoqëruar pak kohë, kështu që në mendje na kishte mbetur figura e para dhjetë viteve - duke iu afruar njëri-tjetrit, me sytë me lot dhe jemi përqafuar. Nuk e kam ditur nëse ajo kishte ardhur që të më përshëndeste, në praninë e saj kam ndjerë qetësinë dhe fatin dhe të gjitha problemet kishin mbetur pas meje. (FUND)

(Kosova Sot)