Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (83)

  • 16 April 2019 - 15:23
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (83)

Duart e mia u lëshuan në supet e saj. Sytë e mi donin që ta mbanin mend përjetë këtë moment. "Ashlyn, jam unë, Daniel. Ende jam këtu". Pashë sytë e saj duke u "zbutur". E uli shikimin, e kur e ngriti kokën përsëri, pashë se sytë i ishin mbushur me lot. "Më mungon". Pa menduar më shumë, i bashkova buzët e mia me të sajat, duke ia qitur dorën në qafë. Ajo ma ktheu puthjen, duke mi qitur duart në gjoks. Duart e mia mbuluan gjinjtë e saj mbi bluzë dhe dëgjova një ofshamë që doli nga goja e saj, derisa me gishta fërkoja thithkat e forcuara të gjinjve të saj. Ia zhvesha bluzën, gjë që e bëri edhe ajo me bluzën time. U ndala papritmas kur dëgjova një të trokitur në derën e klasës. Pa pasur kohë që të mendoja, e hapa derën e ormanit tim dhe e futa Ashlynin brenda. Dera u hap dhe pashë Henry-n duke e futur kokën brenda. M'u duk sikur zemra më erdhi te fyti. A thua më kishte parë duke hyrë në klasë me vajzën e tij?

"Tung, Dan"! I buzëqesha. "Si je Henry"? "Mirë, mirë. Vetëm thashë... a mund të vish në zyrën time tani? Diçka në lidhje me Ashlyn-in?" Në lidhje me Ashlyn-in. Këto fjalë filluan të më jehonin në kokë. Shpejtimi i mendimeve të mia ishte i tmerrshëm. dukej se ai dinte gjithçka. A thua i kishte treguar Jace? A thua ai të ketë rënë kaq poshtë? "Jam në pauzë të drekës", i thashë. "Mos u mërzit", tha ai. "Nuk do të të vonoj". Një zhurmë e madhe u dëgjua nga ormani dhe Henry ngriti njërën vetull. "A e dëgjove këtë"? Fillova që të kollitesha, duke bërë më të mirën që mundja që ta maskoja zhurmën që ishte duke bërë Ashlyn. "A dëgjova? Po, njëra nga dritat e mia duhet të ndërrohet. Ka kohë që bën zhurmë të çuditshme.

Nejse, do të takohemi në zyrën tënde pas një sekonde". Ai u vrenjt, duke shikuar në tavan, para se të largohej. E fërkova fytyrën me duar, duke u munduar që ta qetësoja veten. E hapa ormanin dhe Ashlyn doli. I futa duart në xhepa. "Ai e di?" pëshpëriti ajo. Unë rrudha supet. "Në rregull është". Sytë e saj të gjelbër u relaksuan paksa, e unë ia dhurova një buzëqeshje të pikëlluar. "Nuk kemi arsye për t'u shqetësuar". "Si nuk kemi? Ta dish se këtë e kam marrë me mend edhe më parë…", tha ajo duke tundur kokën. "Mendoja sesi rrezikonim të na zinin në shkollë. Mendoja se një gjë e tillë do të ishte seksi dhe aventurore. Por, në realitet, ti vetëm më fute në orman". Mendja ime ishte në siklet, duke u munduar që ta gjeja ndonjë arsyetim. "E di, më vjen keq, por...". "Sikur të të zinin në lidhje me një studente, atëherë mund të kishe problem", pëshpëriti ajo. "Jam kaq e marrë". "Ashlyn"! "Po, po. Fajin e kam unë! Unë jetoj në librat e mi. E kam romanizuar tërë këtë gjë. Por, e vërteta është se, nuk është aspak romantike të jesh sekreti i dikujt". Qerpikët e saj të gjatë lëvizën lehtazi. "Ti nuk mund ta bësh këtë. nuk mund të më fusësh në klasën tënde përsëri". "E di!" bërtita pa dashje. Zemra vazhdonte që të më rrihte si e marrë. Doja të grushtoja diçka, meqë isha tepër konfuz. Urreja faktin që nuk mund të dilja publikisht me të. Urreja faktin që, kur ishin bashkë, ajo shikonte me lakmi qiftet e tjera sesi ecnin të kapur dorë për dore. Urreja gjithçka në lidhje me situatën tonë. (vijon)

(Kosova Sot)