"Kam seks të mrekullueshëm me ish burrin e ish kunatës time, por kam frikë..."

  • 17 April 2019 - 10:12

E dashura psikologe: Seksi sekret me ish bashkëshortin e ish kunatës time është jashtë kësaj bote, por jam e tmerruar se dikush mund të na zbuloj.

Unë jam 35 vjeqare. Jam e ndarë me bashkëshortin tim, vëllain e ish kunatës time, dy vjet më parë. Ne ishim së bashku për dhjetë vite dhe kemi dy vajza, gjashtë dhe tetë vjeqare.

Martesa jonë u bë një rutinë dhe asnjëri nga ne nuk ishte i lumtur.

ish burri i kunatës time më kontaktoj gjashtë muaj më parë. Ai është 37 vjeqar. Ata janë të divorcuar dy vjet më parë dhe kanë një vajzë 15 vjeqare.

Ai ishte shumë miqësor dhe më pyeti për fëmijët dhe gjërat e përditshme.

Ramë dakord që të takohemi për ndonjë pije pak kilometra nga qyteti ku jetojmë.

Ndihesha quditshëm të jem vetëm me të, por ia kalova shumë mirë dhe u dakorduam të takohemi javën tjetër.

Ne shkuam për darkë dhe u kthyem në banesën ku ai jeton. Ishin vetëm dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale atje.

Që nga ajo natë ne jemi takuar disa herë në mënyrë diskrete.

Dua të jem me të sepse ai ka ndjenja të forta për mua. Askush nuk e di për ne por frikësohem se dikush do të na zbuloj.

Psikologia përgjigjet: Ju nuk jeni duke bërë asgjë të gabuar. Ju të dy jeni beqar.

Nëse ju dy pëlqeni shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk ka asnjë arsye pse ju nuk duhet të takoheni.

E kuptoj që ish burri dhe motra e tij mund të kundërshtojnë por ju nuk jeni më me ta dhe nuk kanë të drejta mbi zgjedhjet tuaja të ardhshme.

(Kosova Sot)