Këto janë gabimet që mund t’i bëni kur përdorni kontraceptivë

  • 17 April 2019 - 15:24
Këto janë gabimet që mund t’i bëni kur përdorni kontraceptivë

Ju mund të jeni duke menduar që jeni duke marrë masat e duhura mbrojtëse për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar, ose të parandaloni sëmundjet seksualisht të transmetueshme, mirëpo çështja është se a kanë efekt këto strategji të mbrojtjes dhe a jeni duke i përdorur në mënyrën e duhur? Ka shumë mundësi që jo.

“Jam gjithmonë e befasuar nga numri i njerëzve që i shoh në praktikat e mia mjekësore, që aksidentalisht kanë mbetur shtatzëne edhe pse kishin pretenduar që kanë marrë masat mbrojtëse”, tha Paul Turek, ekspert i shëndetit seksual.

Nëse ju ose partneri juaj jeni duke përdorur një tabletë kundër shtatzënisë, ju nuk brengoseni më për një shtatzëni të pa planifikuar apo jo? Vetëm pse dikush mund të jetë nën efektin e kësaj tablete, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndiheni 100% të sigurt.  

“Duhet ta kujtoni që në botën reale, barnat kundër shtatzënisë dështojnë në 10-20% të rasteve”, tha Dr. Turek. “Nëse ju nuk i merrni tabletat në kohën e njëjtë, ose aksidentalisht nuk e merrni ndonjë ditë, atëherë duhet t’i keni parasysh rreziqet që iu kanosen”, shtoi ai.

Ju duhet ta kalkuloni gjithmonë periudhën e ovulimit. Doktorët gjithmonë këshillojnë që çdo grua duhet të kalkulojë ditët e ciklit, dhe të përcaktojë se a është koha e duhur për të mbetur shtatzënë apo jo.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, sidomos herpesi  dhe Chlamydia janë disa nga infeksionet më të përhapura në Amerikë dhe në vendet e tjera të botës. Një nga mënyrat e duhura për të parandaluar përhapjen dhe transmetimin e tyre është kryerja e testit STDs. Sipas Dr. Turek njerëzit duhet të pyesin gjithmonë partnerët e tyre nëse kanë kryer këtë test apo jo.

Një ndër gabimet më të shpeshta është edhe vendosja gabimisht e kondomit dhe kryerja e marrëdhënieve kur ju jeni nën efektin e alkoolit apo drogës.

(Kosova Sot)