Rrëfimi erotik i 36 vjeçarit: Bëj dashuri me ish të dashurën, por kur gruaja ime...

  • 17 April 2019 - 16:00
Rrëfimi erotik i 36 vjeçarit: Bëj dashuri me ish të dashurën, por kur gruaja ime...

“Një ish e dashur herë-herë kthehet në jetën time dhe unë nuk mundem e të mos bie në dashuri me të”, kështu e nis rrëfimin e tij një 36 vjeçar për “The Sun”, të cilin ua sjellë të pakthyer “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Bëjmë seks kudo që na jepet rasti dhe nuk mund ta largoj nga mendja. Kjo nuk do të paraqiste problem, po të mos isha i martuar dhe të kisha dy djem. Kam gjashtë vjet që jam martuar. Unë kam 36 e gruaja ime 34 vjet. Ish e dashura, me të cilën takohem herë pas here, ka moshë të njëjtë me mua dhe ka një burrë i cili e abuzon.

Kjo ish e dashur më kontaktoi rreth një vit më parë, duke më thënë se nuk ishte e lumtur dhe se dëshironte të bisedonte. E dija se çdo gjë do të përfundonte në shtrat, megjithatë shkova. Dhe tani, sa herë që ndihet keq, kërkon që të takohemi. Takimi me të nënkupton seks.

Ajo një ditë më tha se do të ndahej nga burri, prandaj edhe unë i thash gruas se gjërat nuk po na shkojnë mirë. Kisha për qëllim që të ndahesha nga ajo dhe të lidhesha me ish të dashurën përgjithmonë. Por, edhe pse kaloi një kohë relativisht e gjatë, përkundër asaj se vazhdojmë të takohemi, ajo nuk ndahet nga burri i saj. Bile më ka thënë se, edhe po të lidheshim, nuk do të funksiononim. 

Dmth unë kam rrezikuar që të humbë të gjitha, për asgjë. E vetmja gjë që di është se i dua djemtë e mi dhe jam baba i mirë për ta.

DEIDRE thotë: Ende nuk është vonë ta shpëtosh familjen dhe martesën.

Së pari duhet të pushosh të vraposh sa herë që ish e dashura jote bën me shenjë. Ajo të ka lidhur me litar, por nuk të len t’i afrohesh tepër, në aspektin e lidhjes së përhershme. Derisa e ka një kontroll të tillë, ajo nuk ka arsye për t’i ndryshuar gjërat. Mos e tako më! Ajo është sikur që është dhe nuk do të ndryshojë. Mund të afrohesh përsëri me gruan. Kërkoji falje për fjalët e rënda dhe dëshmoja se sa e do atë dhe djemtë tuaj. 

Nuk ke nevojë që unë të të tregoj se cilat gjëra e bëjnë një lidhje të jetë pozitive. Vet the se ua do të mirën djemve, prandaj ki parasysh edhe ata kur të vendosësh.

(Kosova Sot)