U lidh për 3 vite me një vajzë, djali një ditë futet në Facebook dhe zbulon të vërtetën e hidhur

  • 17 April 2019 - 17:13
U lidh për 3 vite me një vajzë, djali një ditë futet në Facebook dhe zbulon të vërtetën e hidhur

E dashur Deidre,

Jam një djalë rreth 30 vjeç. Pesë vite më parë, njoha një vajzë e cila ishte nga i njëjti vend si unë, Boston.

Unë jetoja në atë kohë diku tjetër, për punë dhe bisedat tona zhvilloheshin në telefon.

Pas disa muajsh, nisëm takimet e shpeshta kur unë vija në Boston dhe kalonim shumë mirë bashkë!

Kështu kaluan 3 vite lidhje, por një ditë të bukur dhjetori, kur i bie telefonit, ajo nuk mu përgjigj. Asnjë shenjë jete as nga telefoni, as nga rrjetet sociale për disa ditë.

Befas, në Facebook më del e dashura ime e veshur nuse. Ishte martuar!

Ajo më shkruan pas disa ditësh dhe më kërkoi të mos e merrja më në telefon apo ta bezdisja.

Nuk e di çfarë të bëj, si të veproj?! Ajo tani pret një fëmijë që nuk e di i kujt është dhe mua nuk më flet e as nuk do që ta kontaktoj.

(Kosova Sot)