Rrëfehet 43 vjeçarja, tregon historinë e saj erotike: Rrobat e mia ishin...

  • 18 April 2019 - 16:32
Rrëfehet 43 vjeçarja, tregon historinë e saj erotike: Rrobat e mia ishin...

“Jam duke e luajtur një lojë të rrezikshme, duke u dehur dhe duke bërë seks me njerëz të panjohur. Kam 43 vjet dhe do të duhej ta dija se kjo është një sjellje e rrezikshme, por nuk mund të ndalem”, kështu e nis rrëfimin e tij një 43 vjeçare për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Mbrëmë piva një shishe verë para se të dilja nga shtëpia. Shkova në një hotel dhe u takova me një shitës në bar. Ai tha se kishte 35 vjet. Na bleu një shishe shampanjë dhe më pas më tha se do të më çonte në shtëpi. Nuk më kujtohet më asgjë, përpos kur u zgjova me këtë djalin në shtrat me mua. Ishte evidente se kishim bërë seks. Rrobat e mia ishin gjithandej dhe në tavolinë ishte një shishe përgjysmë e vodkës.

Kam një punë të mirë, posedoj shtëpinë dhe kam një rreth të gjerë miqsh. Kam pasur lidhje të shkurtra por kurrë nuk jam martuar. Spiralja ime e vetëshkatërrimit filloi kur takova një njeri të pasur, i cili nuk mi ndante sytë. Më pyeti kur më mbaron ndërrimi në kazino, e më pas, pasi që u dehëm mirë e mirë, bëmë seks. 

Më pëlqeu vëmendja e tij dhe u ndjeva sikur mund ta fitoja vëmendjen e secilit mashkull që do të doja. Ai ishte i martuar, por nuk ma ndiente. E di se jam duke u sjellë si kurvë, e varur nga alkooli, por në fakt nuk jam e tillë.

DEIDRE thotë: Je duke shkuar një rruge të rrezikshme. Mund të ngelësh pa punë, ta rrezikosh shëndetin tënd seksual dhe të përfundosh e rrahur, e dhunuar, apo edhe më keq. Ka gjasa që je rritur në një familje jo stabile, ku nuk je ndier e dashur dhe e vlerësuar.

Alkooli ta jep vetëbesimin fals se këta meshkuj mund t’i manipulosh si të duash, por realiteti është i kundërt. Por, ti meriton më shumë. Meriton një lidhje afatgjatë me një njeri i cili të do dhe të respekton edhe kur nuk je e dehur dhe nuk të sheh vetëm si objekt seksi. Edhe ti, thellë në vete, e di se lidhja afatgjatë është më e mirë sesa kjo sjellje.

(Kosova Sot)