Rrëfehet burri i martuar: Gruaja ime më detyron të shkoj tek prostitutat, ja pse...

  • 19 April 2019 - 16:01
Rrëfehet burri i martuar: Gruaja ime më detyron të shkoj tek prostitutat, ja pse...

“Edhe natën e kaluar vizitova një ‘shoqëruese’. Ajo ishte e re dhe e mirë në punën e saj, ku seksi ma uli frustrimin. Unë shkoj te këto femra vetëm pse gruaja më detyron”, kështu e nis rrëfimin e tij një burrë i martuar për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Jam i martuar dhe kam një djalë 12 vjeç. Kam 14 vjet që jam i martuar, por që nga lindja e djalit, thuajse nuk kemi bërë fare seks. Në fillim e kuptoja, se i duhej të përkujdesej për beben. Por, kjo gjë vazhdoi edhe më pas. Herën e fundit kur tentuam të bënim seks, nuk arrita ereksionin e duhur, prandaj u dëshpërova edhe më shumë.

I kam propozuar gruas që të ndahemi, qoftë edhe nën të njëjtin kulm, meqë nuk ndjej asgjë më ndaj saj, por ajo nuk pranon dhe më ka lutur edhe për një shans. Duket se jemi ende bashkë vetëm për shkak se nuk kemi mundësi ekonomike për jetë të ndarë, si dhe për shkak të djalit.

Sa herë që i propozoj seks, ajo thotë se është e lodhur. Si pasojë e nervozizmit, kemi filluar shpesh të grindemi dhe nuk kemi kurrfarë afërsie midis nesh.

Nuk më vjen mirë që shkoj te laviret, por më duket se kjo është mënyra e vetme për ta larguar nervozizmin. Gruaja nuk më pyet send, kështu që nuk jam i detyruar të jap shpjegime. Megjithatë, as kështu nuk ndihem mirë. 

DEIDRE thotë: Lindja e fëmijës është njëri ndër shkaktarët kryesorë të problemeve në jetën seksuale të një çifti. Sa më shumë që të zgjatë kjo periudhë, aq më e gjerë bëhet dhe më e vështirë për t’u tejkaluar. Herën e fundit që provuat të bënit seks ti u ndjeve shumë keq meqë nuk arrite ereksionin e dëshiruar. Por, kjo nuk dmth se ti dhe gruaja jote nuk mund të bëni më seks. 

Thuaji se që të dy ju duhet të bëni ndryshime, përndryshe do ta rrisni fëmijën në një atmosferë jo të shëndetshme. Së pari duhet ta ktheni intimitetin, që të ndiheni rehat fizikisht, me trupin e njëri-tjetrit, e më pas të tentoni seksin. Mund të keni nevojë edhe për ndihmë profesionale (te psikologu), prandaj mos hezitoni ta kërkoni atë.

(Kosova Sot)