Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (88)

  • 21 April 2019 - 16:06
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (88)

"Dhe ti je në bendin që këngët e veta i bazon te Shakespeare! Nëna jote ishte vrarë ndërsa që ti po luaje në koncert shtatë ditë pasi që kishte vdekur babai yt. Ne nuk jemi normalë. Nuk dëshiroj një vit normal të vitit. Të dua ty". "Nëse kam mësuar diçka këta muajt e kaluar, është se jeta ta shpif Daniel. Ta shpif. Është e ligë, e keqeshe e pafalshme. Është e errët dhe e vrazhdë. Por më pas, nganjëherë, është kaq e bukur sa që largon të gjitha errësirat nga sistemi dhe sjell dritë. Unë isha e vetmuar…" Ajo bëri një pauzë ndërsa që me gishtërinj preku buzën e poshtme. "Isha kaq e vetmuar para se të arrija te kafiteria e "Joe". Më pas ti dole në skenë dhe më këndove mua. Ma ke sjellë dritën në ditët e mija të errëta.

Por se urrë nuk je hapur për mua. Kurrë nuk më ke lënë të depërtoj brenda jetës tënde". Kam lëvizur më pranë saj dhe me gishtin e madh ia kam fshirë lotin. "Porsa isha kthyer nga Çikago kur për të parën herë të pashë. Atje isha për t'i kaluar disa ditë me gjyshen time, të sigurohesha se ajo ishte mirë pas vdekjes së babait. Isha ulur në tren, disa sekonda para se të ndahesha përgjysmë. Më pas kam ngritur kokën dhe të pashë ata sytë e tu të gjelbër dhe e kam ditur se disi, në një mënyrë, gjërat do të rregullohen". Kur e ngriti kokën ajo drejt meje, buzët e mia u vunë sipër të saj. "Ti nuk ma ke sjellë dritën Ashlyn. Ti je vetë drita". Ajo buzëqeshi kaq ëmbël dhe me zë. Pasi bëri një pauzë, më tha: 'Nuk kam pse të shkoj në Kaliforni. Unë mund të rri këtu me ty, pasi që të përfundojë shkolla. Mund të shkoj në kolegjin lokal dhe ta ndërtojmë shtëpinë tonë këtu. Mund të jemi bashkë". Koka ime ra përtokë. Po e pastroja fytin. Çfarë po bëj? E di, po i dërgoja sinjalet e gabuara asaj, e di, se po e hutoja. Po mendoja për shumë gjëra. Dhe tani, ajo po merrte parasysh faktin që të hiqte dorë nga ëndrra e saj për mua. "Ne nuk mund ta bëjmë më këtë Ashlyn", i thashë. Sytë e saj u zgjeruan, e befasuar nga fjalët e mia. "Çfarë"? "Nuk mund të takohemi më".

Po mendoja nëse këto fjalë po e digjnin atë sa po më digjnin mua. "Çfarë po bën Daniel", më pyeti, duke bërë një hap prapa prej meje. "Më ke sjellë këtu për ...për t'u ndarë me mua"? sytë e saj po shkëlqenin, e nuk lejonte që lotët t'i binin. Nuk ia përsërita fjalët. "Thuaje", ajo më tha, duke ardhur drejt meje. Ajo mu ngjit fort në gjoks. "Thuaje! Thuajse se nuk dëshiron të jesh me mua"? "Ashlyn", i thashë, duke e ditur se po e thyeja. Lotët filluan të binin nga sytë e saj dhe trupi filloi t'i dridhej. "Thuajse se nuk më dëshiron më! Thuaje", ajo po qante ngjitur në gjoksin tim. Sa herë më godiste një pjesë imja vdiste. Një pjesë e imja po zhdukej. I kapa dorën dhe e tërhoqa afër meje, duke e mbajtur afër. "Të futa në jetën time", më tha, derisa po më godiste. "Të lash në jetën time e tani po më braktis". "Më vjen shumë keq", i thashë, duke e mbajtur në dorën time. Po provoja që ta ngushëlloja, derisa më shumë po e lëndoja. "Të dua kaq shumë". (vijon) 

(Kosova Sot)