Ngjarje e vërtetë: Kurrë nuk do të besoja se do të martohesha me të (5)

  • 21 April 2019 - 16:08
Ngjarje e vërtetë: Kurrë nuk do të besoja se do të martohesha me të (5)

Kam dalë nga dhoma në mënyrë që dy të rinjtë të munden lirisht të shushuritin, por biseda e tyre nuk kishte zgjatur gjatë. Maria ka vrapuar pas meje dhe papritmas ka bërtitur: - Nuk dua të martohem me Luftimin! - Si nuk do? Gjithçka është gati?! - Amiri është i pikëlluar dhe nuk po beson se po martohem vetëm për letra. Se si Luftimi pas një viti nuk do të ma japë shkurorëzimin dhe kërcënon se do të kërcasë nga kati i shtatë nëse këtë e bëj - po thoshte ajo me zërin e saj të pikëlluar. - Nuk do të mbytet, të garantoj unë. - Ai është shumë serioz. Të lutem, shko te Luftimi dhe anuloje martesën. I jam falënderuese që ka dashur të më shpëtojnë nga varfëria, por se jeta e Amirit ka domethënien më të madhe në botë për mua. Le të më quajnë si të duan, as se kam problem për thashethemet e grave. Kjo është vetëm për një vit, e më pas Amiri gjithçka do të rregullojë - po thoshte. Vetëm tani jam kapur për kokë.

Familja e Luftimit është më me ndikim dhe më e respektuara në gjithë rrethin. Kishin ftuar treqind mysafirë, e ata do ta përqeshin si dhëndrin e braktisur. Edhe ashtu, falë mua, me vite flasin si për djaloshin e vjetër. Daria më ka kapur për dore dhe kishte vazhduar të më përgjëronte: - Ti je e vetmja që mund t'ia shpjegoj këtë. Tregoji si ndihet Amiri, shpjegoja gjithçka. Si mund ta them fjalën "Po', duke menduar se Amiri do të vritet, ose do ta bëjë pikërisht tani? Nëse ai i realizon kërcënimet e tij, edhe unë, së bashku me fëmijën, do të kërcej në lum - tha dhe po qante. Kam shpejtuar në shtëpinë e Luftimit. Kam vrapuar si pa shpirt me shpresën se do ta gjej aty para mbrëmjes së beqarisë. Kur jam futur në kopsht, pikërisht atëherë Luftimi po dilte nga shtëpia. - Çfarë ka ndodhur? - e kishte befasuar shkuarja ime. - Martesë nuk do të ketë - i thashë. - Çfarë ke menduar tani - më pyeti me kujdes. I kam treguar gjithçka rreth kërcënimeve të Amirit dhe thirrjes së tij pikëlluese para gjysmë ore. Maria po ashtu kërcënon se do të gjuhet në lum.

Nuk duhet që unë ty si një mjek t'i them emocionet e forta në vitet e tyre dhe në çfarë janë të gatshëm të bëjnë. Pasi qenka kështu, nuk ka mënyrë tjetër vetëm ta anulojmë martesën - më tha me qetësi. Më ka befasuar reagimi i tij, por njëkohësisht kisha frikë se ndoshta Maria e ka tërhequr paksa. Kam vendosur që ta hetoj edhe këtë. - Ke mbetur pa gruan e re dhe të bukur, e ty nuk të vjen keq - e pyeta. - A nuk ta ka shpjeguar Maria se martesa jonë është vetëm formalitet? Maria mund të jetë vajza ime. Mes tjerash, sa herë kam shëtitur me Luçinë dhe kam shtyrë karrocën. Kurrë mbesën tënde nuk e kam shikuar si gruan time të ardhshme - më foli me aq ngrohtësi sa tek unë ka ngritur ndjenjën e fajit. - Të lutem më fal. Si kam mundur të mendoj se je dashuruar në të? Buzëqeshi, më përqafoi dhe më dërgoi në kopshtin e tij. - E di se gjithmonë të kam dashur vetëm ty. Marisë i kam ofruar martesë për ta mbrojtur. Më vjen keq që me ty nuk kam qenë më i vendosur. Më vjen keq që për ty thoshin se e ka gjetur fatin e vet. - Mos prek në plagët e vjetra të lutem.

E kam të vështirë ta dëgjo këtë. Sikur ta dish se sa shumë jam pishman, sa natë pa gjumë kam lënë pas vetes time. Më mbyte faji, e nuk të jam lajmëruar, sepse kam menduar se kurrë nuk do të ma falje - mezi u përmbajta. - Kurrë nuk kam dashuruar tjetër. Nuk kam ndalur së menduari në ty kur e kam kuptuar se je martuar. E kam ditur se njëherë do të kthehesh. Atëherë i kam hapur zemrën dhe kam pranuar të gjitha që më kishin humbur ndër vite. As nuk e kemi vërejtur se kanë kaluar orët, e ne të dy ishim ulur në bankë dhe po bisedonim. Kjo ishte mbrëmja më e gjatë, por edhe më e bukura në jetën time. Mbrëmje plot me kujtime, kujtime nga rinia, mbrëmja kur kemi pranuar të gjitha. (vijon)

(Kosova Sot)