Rrëfehet 43 vjeçarja: Bëj seks fshehurazi me ish burrin tim, por...

  • 22 April 2019 - 17:26
Rrëfehet 43 vjeçarja: Bëj seks fshehurazi me ish burrin tim, por...

“Jam duke bërë seks fshehurazi me ish burrin tim edhe pse ai tani jeton me një grua tjetër”,kështu ka thënë për “The Sun” një 43 vjeçare e cila ka treguar rrëfimin e saj, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Kemi jetuar bashkë për 20 vjet. unë kam 43 e ish burri im 41 vjet.

Kryesisht kemi qenë të lumtur, por unë e dija se ai më tradhtonte. U shkurorëzuam tri vjet më parë, pasi që grindjet na u mërzitën të dyve.

Ai për nga natyra është tradhtar, por megjithatë unë e dua atë dhe, edhe pas shkurorëzimit, kemi qenë miq. Vitin e kaluar u takuam rastësisht dhe shkuam për kafe. Ai dukej i lumtur që më shihte edhe pse e di se ai ka një të dashur të re, me të cilën jeton dhe të cilën thotë se e do. Që atë ditë bëmë seks dhe ishte mirë sikur edhe gjithherë. 

Tani takohemi çdo dy javë. Ai vjen te unë dhe bun. E dashura e tij punon me ndërrime, prandaj ai e ka të lehtë që të vijë te unë.

Edhe pasi që jam shkurorëzuar nga ai, nuk kam fjetur me asnjë mashkull tjetër, edhe pse kam pasur oferta.

E di se edhe ai më do. Do të doja që të bëhemi përsëri burrë e grua. E dua pa masë dhe vazhdimisht më rri në mendje.

Dua t’ia bëj një ultimatum, që ose të rrijë me të dashurën, ose të vijë me mua, por kam frikë mos po e zgjedhë të dashurën. Edhe pse e dua pa masë, situata jonë më ka qitë në depresion.

Çka të bëj?

DEIDRE thotë: Edhe pse të duket situata ku nuk mund të bësh asgjë, ti mundesh, vetëm ke nevojë për vullnet. Duhet ta kesh të qartë se kjo lidhje nuk do të të çojë askund. Ish-burri yt duket se nuk e ka ndërmend ta braktisë të dashurën e tij, sidomos pasi që mund t’ju ketë të dyjave.

Duhet t’i premtosh vetes se më nuk do të bësh seks me të, meqë ai vetëm po të mashtron përsëri. Edhe ti e di se ai është tradhtar dhe se nuk mund t’i besosh. Meriton më mirë sesa ky. Përqendrohu te jeta jote sociale dhe tako shumë njerëz të ri.

Mbështetu te familjarët dhe miqtë. Do ta kesh më lehtë që ta harrosh.

(Kosova Sot)