Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të një reklame! (1)

  • 23 April 2019 - 15:36
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të një reklame! (1)

Kurrë nuk kam besuar në fytyrat e bukura nga ballinat e revistave, në kremrat çudibërëse dhe preparatet, në përgatitjet që për një javë humb kilogramët e tepërt. Të gjitha reklamat, pa marrë parasysh të cilit lloj,gjithmonë i kam konsideruar qesharake dhe krejtësisht transparente. Në fakt, kurrë nuk ishte e qartë si do të ishte e mundur që secili njeri i kuptueshëm do të besonte se pikërisht ajo birrë para fillimit të ndeshjes do të ishte larg më cilësore se secili lloj i birrës apo se pikërisht një detergjent të japë ngjyrën e bardhë të caktuar. Për reklamat që reklamojnë preparatet, kozmetikë zbukuruese ose bankat e ndryshme që shtëpitë siguruese nuk do të shkruajnë. Të gjitha këto i kam konsideruar t'i hedh në të njëjtën shportë, shportën e marrëzisë dhe profitit më të shpejtë të mundshëm.

Kujtimet në fotografitë e përsosura për çdo ditë kërcejnë pothuajse nga secili kënd e kam mbajtur marrëzitë e njerëzve mendjelehtë. Kurrë, as në ëndrrën më të keqe, nuk kam ëndërruar se për një reklamë do të braktisem, do të më lënë, më harrojnë, njeriu për të cilin kam dhënë vitet më të mira të rinisë sime. Të gjitha këto që më kanë tronditur, më trokitën në dritare në momentin që kurrë nuk e kam pritur.

Po rri ulur në sallonin e parukerisë. Stilistja e re po më tregon nuanca të ndryshme nga paleta e ngjyrave për sezonin e ardhshëm. - Zonja Albanë, jam e sigurt që kombinimi i këtyre dy nuancave shkëlqyeshëm do t'i përshtatet fytyrës suaj - po tregonte stilistja me gisht, ngjyrat që po planifikonte në flokë. Për një moment po i shikoja ato ngjyra, e për një moment po e shikoja atë. Është më e re se unë së paku pesëmbëdhjetë vjet. Me zë cicërues flet për kualitetin e ngjyrave, për trendët e rinj, për mënyrën në të cilën planifikon ta ndryshojë stilin e flokëve. Po e dëgjoj me njërin vesh. Ajo për mua është pothuajse fëmijë dhe kurrsesi nuk mund ta kuptoj se si ajo, e cila për të dytën herë në jetë po më shikon, më mirë do ta mund ta dinte se çfarë më përgjigjet mua se sa unë vetë. Natyrisht, nuk po mendoj se jam ekspert kur në pyetje janë trendët e stilit të flokut, as se për flokët kuptohem më mirë se ajo, por disi kam besuar se secila femër më së miri i përshtatet çfarë i përshtatet, çfarë i përgjigjet e çfarë jo, në çfarë ndikon tërheqëse, e në çfarë ndihet rehat. Gjithçka kishte ndryshuar: jeta, njerëzit, e sidomos gjeneratat e meshkujve dhe të femrave. Për ta reklama është ligj, numri një, trupi i tyre i artë.

Promovimi i vetvetes, theksimi i vetes në piedestalet më të larta. Po i shikoj me sytë e mi, gjithë ata njerëz, si koha e botës që nuk shikon as në të majtë as në të djathtë, as prapa, por vetëm përpara vetes sime. - Ju çfarë mendoni - po e dëgjoj përsëri stilisten e cila dëshiron ta dëgjojë përgjigjen time në mënyrë që të mund të fillonte me punën. - Ju faleminderit sa krejt bota, kam ndërruar mendje. Nuk dua ta ndryshoj ngjyrën e flokut, e as që dua t'i shkurtoj, e as që dua ndonjë ndryshim në dukjen time. Jam kështu si jam - doli një zë i trishtuar nga goja ime. Kam zbritur nga karrigia e stilistes, kam hequr qafe çarçafin me të cilin ajo më kishte mbështjellë, ia kam kthyer, e më pas me buzëqeshje në fytyrë e kam lëshuar sallonin. Përfundimisht jam ndier e lirë. Jam martuar për princin tim. Samiri ishte djalosh i ri e i mirë. Kemi studiuar së bashku, jemi shoqëruar, jemi shoqëruar, dashur dhe kemi kurorëzuar dashurinë tonë me martesë. Kemi një vajzë, e më pas një djalë. Që të dy kishim kushte të mira me të ardhura të mira, në fillim kemi jetuar te prindërit e mi, kemi kursyer, dhe ngadalë kemi ndërtuar çerdhen tonë. Kur në përvjetorin e dhjetë kemi planifikuar të bartemi në shtëpinë tonë, kjo ishte për ne dhurata më e mirë e mundshme. (vijon)

(Kosova Sot)