Mënyra të hatashme për t'ia kthyer tradhëtarit në të njejtën masë

  • 23 April 2019 - 16:11
Mënyra të hatashme për t'ia kthyer tradhëtarit në të njejtën masë

Meshkujt që zgjedhin të mos jenë besnikë janë arsyet primare për shqetësimin emocional dhe nevojat për t'i zbuluar mënyrat për t'u hakmarrë te një tradhtar. 

A TË NJOH?

Duke i injoruar në tërësi, kjo është mënyra për të fituar situatën dhe është një nga mënyrat për t'u hakmarrë te një tradhtar. Kjo eliminon forcimin e egos së tyre dhe parandalon konceptin e vetërëndësisë për ta. Duke i trajtuar ata sikurse që nuk ekzistojnë në botën tuaj, keni më shumë gjasa të ecni përpara pa dështuar.

BËHU MBRETËRESHA E ZJARRTË

Meshkujt që tradhtojnë presin që femrat të bien viktimë në depresion pasi ta zbulojnë se ishin tradhtuar. Kjo atyre u jep fuqi jo vetëm në pikëpamjen e femrës, por edhe në dukje. Në vend të kësaj, nuk duhet t'i qaseni ushqimit, por të merreni me ushtrime, apo ndonjë mësim sikurse në vallëzim. Pas shumë orëve, do të keni linja që edhe Shakira do të ishte xheloze.

KOMPLETONI QËLLIMET TUAJA

Kujto ato koha kur ju ka thënë se kurrë nuk do të keni sukses? Tashmë është koha t'ia dëshmoni se ka gabuar. Nëse e dëshironi këtë promovim, duhet të punoni më shumë. Nëse dëshironi të bëheni shkrimtare, filloni të shkruani. Pa marrë parasysh se cilat janë ëndrrat tuaja, ndiqi pa restriksion.

JAM ME TË

Nuk ju rekomandojmë që me krejt forcën që keni të vraponi pas një djaloshi dhe të filloni të takoheni me të. Por, nëse mundësia qëndron dhe ai po ashtu nuk është idiot - shko për të. Sugjerimi ynë është që bëni plane konkrete për të dalë në publik. Kjo i kthehet shumëfish ish të dashurit tuaj kur ju shikon me të dashurin aktual.

MIQTË E TIJ, MIQTË TUAJ

Nëse keni miq të përbashkët me ish-tradhtarin, mos i fshini ata. Duhet të shmangni faktin për të biseduar me ta për të. Nëse ndonjëherë ju shtorën pyetje se si kaloni pas ndarjes nga ai, gjithmonë jepni përgjigje pozitive dhe të shkurtra. 

(Kosova Sot)