Trondit 21 vjeçarja: Bëra seks të çmendur me burrin e martuar, por u shokova nga ajo që ndodhi

  • 26 April 2019 - 16:28
Trondit 21 vjeçarja: Bëra seks të çmendur me burrin e martuar, por u shokova nga ajo që ndodhi

“Që nga momenti i parë kur u takova me një njeri të martuar, jemi duke bërë seks si të çmendur, por tani ai nuk iu përgjigjet thirrjeve të mia”, kështu e nis rrëfimin e tij një 21 vjeçare, për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Vajza e tij e vogël vijon shkollën e infermierisë ku unë punoj dhe ne u njoftuam kur ai erdhi t’i shikonte kushtet e shkollës.

Ai është drejtor ekzekutiv në një kompani të madhe të marketingut. E di se është shumë i zënë, por gjithherë ka gjetur kohë për mua.

Ai ka 41 vjet e unë 21. Është burrë i gjatë, i zeshkët me buzëqeshje të hijshme. Edhe vajza e tij është e bukur.

Ai u vonua në një takim një vit më parë dhe unë mbeta vonë me vajzën e tij, pasi që të gjithë shkuan në shtëpi. Ai arriti me të shpejtë dhe kërkonte falje. Më dërgoi në shtëpi dhe më tha se, në shenjë falënderimi, dëshiron të hamë darkë bashkë. Unë pranova.

Erdhi që të më merrte dy net më pas dhe shkuam në një kafene. Në meny kishte gjëra për të cilat as që kisha dëgjuar ndonjëherë. Më ktheu në shtëpi dhe disi isha e shfrenuar, për shkak të verës që kisha pirë. E ftova brenda. Prindërit kishin dalë me miqtë e tyre. Ishim vetëm në shtëpi. Ai më tha: “Je vajzë tepër e bukur. A mund të bëj dashuri me ty”?

U ngjitëm në dhomën time dhe bëmë seksin më të mrekullueshëm që kam bërë ndonjëherë. Filluam që të takoheshim fshehurazi. Sa herë që takoheshim, bënim seks. Por, në një moment filloi që të mos më përgjigjej më në thirrje dhe mesazhe. Më ka thënë se ka një jetë tepër të keqe seksuale me të shoqen, prandaj nuk e di pse nuk më thërret? 

DEIDRE thotë: Ai nuk të thërret, meqë, më vjen keq të ta them, kjo aferë ka marrë fund. Ai nuk ka pasur guximin që të ta thotë këtë ballë për ballë, por shpreson se ti do të mërzitesh dhe do të heqësh dorë nga ai, pasi që nuk do të të përgjigjet në thirrje dhe mesazhe.

Duhet të ballafaqohesh me faktin se nuk ka gjasa që ai ta braktisë gruan dhe se keni dallim të madh në moshë.

Më beso, ai është duke të të bërë mirë që të ka lënë. Tani të paktën nuk mund të akuzoheni se keni komprometuar profesionin tuaj si asistente e infermierisë. Ti meriton më mirë. Jepi vetes shans që ta gjesh një partner më të sinqertë, për një lidhje më të gjatë, që të do me të vërtetë.

(Kosova Sot)