A guxoni të bëni seks gjatë shtatzënisë? Ekspertët japin përgjigjien befasuese

  • 26 April 2019 - 17:34
A guxoni të bëni seks gjatë shtatzënisë? Ekspertët japin përgjigjien befasuese

Është e natyrshme për t’u hamendësuar nëse mund të bëni seks gjatë shtatzënisë. Femrat shtatzëna që duan të bëjnë seks duan ta dinë nëse kjo është e sigurt. Disa nga pyetjet janë nëse do të pasojë aborti apo do ta lëndojnë foshnjën.

A është i sigurt seksi gjatë shtatzënisë?

Të bësh seks gjatë shtatzënisë është krejtësisht e sigurt, përpos, mjeku apo bashkëshorti ju ka paralajmëruar kundër tij. Ata ju thonë nëse keni, apo zhvilloni, ndonjë komplikim për të pasur seks. Në fakt, është e sigurt të keni seks deri në momentin kur pëlcasin ujërat. Nuk do ta lëndoni foshnjën – e orgazma nuk rrit rrezikun për një lindje të parakohshme apo për një abort. Foshnja mbetet e mbrojtur nga muskujt e fortë të mitrës.

Po ashtu, një mukozë e trashë e mbyll pothuajse në mënyrë hermetike zverkun tuaj. Penisi nuk kalon përtej vagjinës dhe nuk mundet ta arrijë foshnjën. Më vonë në shtatzëni, seksi, ose një orgazëm, mundet të shkaktojë kontraktime të lehta të mitrës.  

Këto njihen si “Braxton Hicks”, dhe përderisa mund të mos jenë të rehatshme, janë krejt normale. Nëse kjo ndodh, ju mbetet vetëm të relaksoheni derisa të kalojë.

(Kosova Sot)