Rrëfehet gruaja e martuar: Bëra seks të çmendur me burrin, por u trondita kur zbulova se...

  • 28 April 2019 - 18:27
Rrëfehet gruaja e martuar: Bëra seks të çmendur me burrin, por u trondita kur zbulova se...

“Burrin e kisha njoftuar në vendin e punës dhe, përkundër që asokohe, të dy ne ishim të martuar me dikë tjetër (ai me gruan e tij të katërt), ne filluam menjëherë me seks”, kështu e nis rrëfimin e tij një 31 vjeçare për “The Sun”, të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Nuk mund të ngopesha me të dhe më dukej sikur kisha gjetur shpirtin tim binjak. Lamë njerëzit me të cilët ishim të martuar dhe filluam të jetonim bashkë. Por, në fakt, unë nuk e njihja atë. Lidhja jonë ishte e tëra seks dhe pasion, jo një jetë e rëndomtë. Ai ka 43 e unë 31 vjeç. 

Pak pasi që filluam të jetonim së bashku, pash se ai vizitonte sajtet seksuale në internet dhe këmbente emaila ‘të nxehtë’ me femra të tjera. Kur e konfrontova me këtë gjë, ai më tha se i vinte keq dhe më premtoi se do të ndalej me një praktikë të tillë.

Ish-gruaja e tij e fundit më tha se ai jeton në një botë të imagjinuar dhe se ka material të shumtë pornografik në laptop.

Gjithmonë e kisha një dyshim rreth tij dhe, kisha të drejtë. Një ditë ai e harroi celularin në shtëpi dhe doli me shokët. Kur e shikova, pash se ai kishte këmbyer mesazhe seksuale me femra të tjera. Sikur mu shemb bota mbi kokë. Pasi që i thash atë që kisha zbuluar, ai pranoi se kishte këmbyer mesazhe të tilla me femra të tjera, por se kurrë nuk i kishte parë ato personalisht. Nuk mund t’i besoj. 

Ca javë më parë pata një lëndim. Ai më çoi në spital, por pasi që mjekët më thanë se duhej të qëndroja në spital atë natë, ai më la dhe u largua. Kishte të caktuar një takim me prostituta. Ai më thotë se kjo ishte rastësi, por mua vazhdon që të më brejë krimbi i dyshimit. Kemi dy vjet që jemi martuar dhe unë jam më dyshuese sesa ndonjëherë më parë. nuk e di çka të bëj. E dua shumë, por kur e di se çka është duke bërë, ndonjëherë më vjen neveri nga ai.

DEIDRE thotë: Përkundër premtimeve të tij, ai nuk ka pushuar së flirtuari me femra të tjera edhe pse ai mund të jetë bërë i vetëdijshëm rreth historisë që është duke u përsëritur.

Çfarë ishte fëmijëria e tij? Do të thosha që gjatë asaj periudhe duhej të kishte pasur ndonjë gjë, që e ka bërë atë të jetë i vëmendshëm, hezitues rreth lidhjeve të gjata. Nuk do të jetë e lehtë për të që të ndryshojë, por nëse ai është i gatshëm që të kërkoni ndihmë profesionale (te psikologu), atëherë ka mundësi që të ruhet martesa juaj.

Nëse ai nuk është i gatshëm për një gjë të tillë, atëherë asgjë nuk mund të ndihmojë dhe, me kalimin e kohës, do të vijë deri te dëmtimi i mëtejmë i vetëbesimit tënd. Në një rast të tillë, më mirë është që të ndahesh nga ai. Më vjen keq!

(Kosova Sot)