‘Trondit’ 25 vjeçarja: Kam bërë seks me shefin dhe burri im e di, u shokova nga ajo që më tha...

  • 29 April 2019 - 14:39
‘Trondit’ 25 vjeçarja: Kam bërë seks me shefin dhe burri im e di, u shokova nga ajo që më tha...

“Kam bërë seks me shefin, për t’i paguar faturat. Burri im i di të gjitha”, kështu e nis rrëfimin e saj një 25 vjeçare për “The Sun”, përcjellë “Kosova Sot”. 

E dashura DEIDRE: Ai dhe unë që të dy kemi nga 25 vjet dhe jemi bashkë që nga mosha 17 vjeçare. Unë punoj si kontabiliste. Shefi është në të pesëdhjetat dhe kam vërejtur se i pëlqej.

Kur ma qitën burrin nga puna në një garazh, u gjetëm në një situatë tepër të vështirë ekonomike. Fillova që të dukesha tmerrësisht keq edhe në vend të punës. Shefi ma tha troç: Ma jep ‘dashurinë’ n’daç të të ndihmoj financiarisht’.

Pranova, s’kisha qare.

Tani kinse punojmë pas orarit të punës, e në fakt bëjmë seks në dhomën ku presin palët. Ai i kushton rëndësi të madhe paralojës dhe ‘zgjatë’ më shumë sesa burri im.

Një ditë, si për shaka, i thash burrit tim se, mund të përparoj në punë vetëm nëse flej me shefin. Për çudi, ai më tha: “Bëje atë”!

Ai nuk arriti të gjente punë tjetër. Tani insiston që unë të bëhem ‘shoqëruese’, thënë ndryshe, kurvë. Ai thotë se kështu do të fitoj më shumë para dhe do të mund ta lë punën e kontabilistes në tërësi. Unë kam dilema të mëdha në këtë drejtim. Një gjë është seksi me shefin, me një njeri të cilin e njoh kaherë. Por, seksi me të panjohur? Kjo më frikëson shumë. Por, paratë janë të ëmbla... 

DEIDRE thotë: As mos të të shkojë mendja që të bëhesh ‘shoqëruese’. Një gjë të tillë do të të rrezikonte në shumë mënyra. Të të ashtuquajturit klientë mund të jenë të rrezikshëm, të kenë kërkesa bizare, të frikshme dhe mund të jenë të dhunshëm. Mund të infektohesh me ndonjë sëmundje gjenitale dhe t’ia bartësh më pas atë edhe burrit. Po ashtu ekziston edhe rreziku i vetërespektit.

Kur të të trajtojnë si objekt, duke të blerë me para dhe duke të përdorë për nevojat e tyre, kjo mund të jetë e dëmshme për ty. Burrit tënd tani mund t’ia ka ënda paratë, por më pas mund të reagojë ndryshe. Mendo me kujdes edhe rreth situatës tënde në punë. Ti meriton më mirë sesa të jesh e shfrytëzuar në këtë mënyrë. 

Puna është punë, jeta jote private duhet të jetë diçka tjetër. Në ndërkohë, burri le të mundohet më shumë rreth gjetjes së një pune. Ai duhet të punojë në këtë drejtim, e jo të mendojë sesi të të shes ty. Shefit tënd thuaji se ke ardhur deri te përfundimi se, më mirë është që ta mbash jetën personale dhe profesionale ndaras.

(Kosova Sot)