Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (96)

  • 29 April 2019 - 16:09
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (96)

Ajo ishte e bukur. Flokët e gjatë ngjyrë të verdhë, sytë më të ëmbël ngjyrë kafeje. Trupi i saj i njomë ishte mbuluar me një pallto. Sytë e Ryan-it shkëlqyen. "Më vjen mirë që po të shikoj, Zr. Dhe Znj. Levels". Personi më i moshuar buzëqeshi në të njëjtën mënyrë sikurse bashkëshortja e tij. "Avery të ka përmendur javën e kaluar. Po shkoja të thërras, që të kontrolloj për ty-". Ryan ndërhyri përsëri. "Unë jam mirë, në rregull jam". Njeriu dremiti, uli kokën e tij dhe u vrenjt. "Më erdhi mirë që ju takova. Nëse ndonjëherë keni nevojë për diçka, vetëm na lajmëro, në rregull"? "Në rregull, faleminderit. Më erdhi mirë që ju takova dhe ju pashë të dy juve". Zonja Levels eci drejt Ryan-it dhe e ka tërhequr në përqafim, duke i pëshpëritur diçka në vesh. Derisa ata u larguan nga njëri-tjetri, që të dy kishin pika loti në sytë e tyre. "Edhet ty Zonja Levels", buzëqeshi Ryan-i. Çifti u kthyen dhe shkuan, duke mos pyetur për alkoolin. Duke mos pyetur për asgjë, me të vërtetë. "Kush janë ata"? "Prindërit e Avery-t", tha ai derisa po shtynte karrocën e dorës. Gishtërinjtë e tij i fshiu nën hundë derisa po pastronte fytin. Kemi marrë alkoolin dhe ia kemi mësyrë veturës dhe drejt te "Jake's". Përkundër faktit që shkuam në kafiteri, asnjëri nuk ishim në disponim për ndejë.

Kapitulli 26:

Po bëhem më mirë për çdo ditë. E them këtë e gënjeshtrat kundër shijes sime. "Ai më kishte thënë disa muaj më parë se dëshironte të shkonte. Se nuk plaste se çfarë mendonin të tjerët. Ai ka thënë se më dashuronte mua dhe nuk i plaste kush e dinte". Ryan-i e konsumoi edhe një gotë plot me vodkë derisa që të dy ishim mbështetur për muri. Shishja në dorën tjetër të tij ishte gjysmë e mbushur, ndërsa që e kisha në plan që ta merrja nga dora e tij. Ishte edhe një tjetër çift rreth 3 metra larg nesh, ndërsa që muzika po depërtonte nga shtëpia. Ky ishte vendi i fundit ku unë dhe Ryan duhej të ishim.

Avery erdhi përreth këndit, dhe kur u kthye me fytyrë nga Ryan, i pashë pjesët e thyera që kishin formuar shpirtrat e humbur. Avery kafshoi buzën e poshtme, kur ktheu shpinën më pas dhe u largua. Ryan u kthye drejt meje, sytë e tij ishin me lot, ndërsa që këmbët po i dridheshin. "I thashë se nuk isha e gatshme për këtë. Por ju kishte thënë prindërve. Rezultati ishin shumë lot, përqafime dhe mirëkuptim, sa i urrej mirëkuptimet, përqafimet, familjet me lodhe të përlotura'. Ai buzëqeshi, por se pas tij po fshihej dhimbja pas fjalëve. "Ryan…", unë qaja, duke u ndier pa shpresë. Ia mora alkoolin, ia dhashë një personit që po ecte. Ryan u ul dhe u kthye drejt meje. Me dorë m'i preku flokët, e lotët po dilnin nga sytë e tij të kaltër. "Bëje që dhimbja të zhduket Ashlyn. Më përmirëso, më rregullo", pëshpëriti ai, duke më puthur përsëri, dhe përsëri. "Nuk mundem të rregulloj Ryan", i thashë, "ti nuk je i thyer". (vijon)

(Kosova Sot)