Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (98)

  • 01 maj 2019 - 15:15
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (98)

"Ashlyn, Çfarë ke bërë"? Zëri i tij ishte i ultë, i mbushur me panik. Ryan kishte mbajtur duart e ngritura lart. "Mos u brengos, Zr. D. nuk e pata me të keq". Ai më pas filloi të kollitej. "Ta hajë dreqi, ti je duke fjetur me profesorin tonë". "Ryan", i thashë me një shikim të egër. Ai vetëm po vazhdonte të qeshte. Iu ktheva Daniel-it. "Ai është i dehur". "Po, mos ma thuaj? O Zot, o Zot! A po tenton që të na kapin"? "Oh, sido që të jetë Daniel. I kam treguar një personit! Nuk e ke problem për t'i thënë Randy-t! Kështu e quan baras". "Për çfarë e ke fjalën? Si e di se i kam treguar Randy-t"? Ai i rrudhi sytë e tij duke më shikuar. Ata sytë e bukur e të kaltër. Jo. Prit. Mos e shiko drejt në sy. Edhe më tutje e urreja. "Nuk ka lidhje. Nuk është se jemi anonim më". Unë bëra një pauzë. "A mundet që Ryan të rrijë këtu"? "Çfarë", më pyeti ai, i habitur me komentim tim të fundit. M'u desh ta pranoj se pothuajse kam qeshur me habinë e tij derisa mu kujtua pse Ryan kishte nevojë për një vend për të qëndruar. "Çfarë e ka ndërmend të bëjë", më pëshpëriti ai, duke shikuar drejt Ryan-it, i cili tani po qëndronte në hyrje. U shtanga. "Kjo nuk është e drejtë Ash…".

Ai mbylli sytë ndërsa kur sytë e tij të kaltër shikuan sytë e mi të gjelbër, dëshiroja të qaja. "Sepse e di që gjithçka do të bëja për ty". "Pos të më dashurosh", i thashë me nervozizëm. Ai e hapi gojën e tij, por nuk i dhashë një mundësi. "Shiko, mund të thuash jo, në rregull? E di se mund ta humbësh punën nëse e bën këtë". "Mendoj se do të humbas më shumë nëse nuk e lë". Daniel u drejtua për te hyrja dhe ka hapur derën e hyrjes. "Ryan, ka një dhomë tepërt poshtë në të majtë. Shko në shtrat". Ryan buzëqeshi dhe preku Daniel-in në dorë. "Gjithmonë më ke pëlqyer, ZMr. D.". Ai ndaloi dhe qeshi me veten e tij. Kështu, Ryan-i u vendos aty. Daniel-I ishte nisur drejt tij, te dera e hyrjes. "Hajde më. Jashtë bën ftohtë". Unë nuk lëviza. Daniel-i më shikoi, me një shikim nga fytyra e tij. Po shikoja borën. Bëra një hap në drejtimin të tij. "Kjo nuk do të thotë se nuk të urrej më, sepse të urrej. Unë të urrej". "E di". Edhe një hap i vogël.

"Por më pëlqen për atë që bëre sonte". Me 'urrejtje' mendoja dashuri. Dhe me 'pak', do të thoshte shumë. Kapitulli 27 Duke u futur në shtëpi, nuk ndihmoja gjë por qeshja kur Daniel-i dhe unë po kontrollonim Ryan-in. "Ai shko në të djathtë në vend se në të majtë". "Mund ta marrësh dhomën e mysafirëve". "Unë do të fle në kauç" i ofrova. Natyrisht se e refuzoi. Ai shkoi të më merrte disa batanije shtesë dhe jastëk. Henry më kishte dërguar disa porosi, por kjo ishte mundësia e parë t'ia ktheja. Me: jemi të sigurt. Jemi në rregull. Henry: Falë Zotit. Do të thërras nesër. Natën e mirë Ash. Me: Natën. Disa minuta më vonë, e shikova Danielin derisa po futej në dhomën e gjumit. Ai po rregullonte batanijet dhe jastëkun në shtrat. (vijon)

 

(Kosova Sot)